Ajete Pavata, Shkrimtare, Pejë
Unë jam shpirti i secilës pore të metastazës thembër, flokë, kuptimi im, herë i zhurmshëm, herë i qetë, herë në ulje, herë në ngritje, herë në pjerrtësi, herë kodrinës, por po e shoh, po e ndjej se po sillem rreth polit të fshehur, rreth betejës mendje!
Tani, pikërisht tani, ma thuaj o mendje, pse po bredh herë errësirës dhe herë dritës së qëndisur e të mëndafshtë!Dhe, dhe shprehu hapur, pse, çka po të duhet e gjithë kjo kodër imagjinate, i gjithë ky kulm që mban mend edhe atë çka ndodhi pesëqind vjet më parë!
E di, dita është emblemë, kulla është forcë çlirimi, forcë nga ku shpirtërisht luftuam krimin!
Aty për aty, befas më pushton kuptimi dhe e gjithë ngjarja bie në pellgun e qiellit, desha të them në pellgun e mendjes llafzane, e cila në çastin e pakujtuar largohet nga unë dhe përlanë fushës, kodrës, ngjitet pas ylberit dhe kapet, kapet fortë për qepallat e qiellit!
Mendja flet gjuhën time dhe unë i përgjigjem shqip!Njësoj, sikur mendja dhe unë, gurit i themi gur!Dhe, dhe përballjen e kemi të sertë, të guximshme, armiqësore përballë xhahilëve, përballë katilëve, ikja nuk është në platformën tonë gjenetike!
Dhe unë dhe gjeni brenda meje kurrë nuk mori rolin e publikut në një ngjarje ku të verbërit i shkelnin në fyt të verbërit!Marrëzia nuk është në valët tona dhe çdo hap pas dritës është në koordinatë me vetveten, me mendimin, me bekimin në fuqitë qiellore!
Kaq, flasim herë tjetër!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66