Nga temat dhe bisedat që trajtoni, kam vënë re se, aty për aty e ke braktis leximin e një libre që nuk të pëlqen?🔸
A.Pavata:E thjeshtë, përherë kam lexuar çdo gjë që më ka pëlqyer!Kjo që them manifestohet tek të gjithë ata që lexojnë, do të thotë, leximi është pasion dhe, lexon kur të lexohet; nëse nuk të lexohet, nuk bën të lexosh për inatë të vetvetes!
Pastaj, kur një opinion, një libër të pëlqen, është e natyrshme se ai libër deri në fund nuk të ndahet!Dhe, dhe e kundërta, nëse një opinion ose një libër nuk më pëlqen, që në fillim i vë pikë, largohem dhe vazhdoj të lexojë diçka tjetër!🔴
Na thuaj nga inspirohesh!Kush është bota e inspirimit për të shkruar një poezi?🔸
A.Pavata:Nuk kam kohë të inspirohem nga të tjerët, kur bota ime më rëmben, më kap, më zë peng dhe, ja që akoma jam peng i botës time!Kur t’më lirojë bota ime, kuptohet, ateherë ua them!🔴
Na thuaj, çka paraqet për ju poezia?🔸
A.Pavata:Poezia është identitet, është burim i thellë autokton, pastaj është retrospektivë e traditës tonë shekullore, është e vërteta e gjenetikës shqiptare, është teatër me shumë akte për të gjitha ndodhitë në tokën Arbërore!🔴
Sipas teje, kur shpërthen poezia?🔸
A.Pavata:Kujtoj se, kur vargu, poezia e kapëcen peizazhin, kur përballet me natyrën e karaktereve, atëherë poezia shndërrohet në logjikë të thellë, përzihet me ndjenjë, me ndjeshmëri dhe, në ato momente e kupton se rruga e poezisë është në kërkim të rrugës, në kërkim të botës, në kërkim të asaj ku ndahet e vërteta nga gënjeshtra…, përmes kësaj rruge me një frymë të thellë i kalon të gjitha stinët!🔴
A news24✅
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66