(Kjo intervistë është realizuar në revistën “Tregu Shqiptar, më 06 dhjetor të vitit 2015)
Para 8 vitesh, bisedë me drejtuesin e Ndërmarrjes MERMER ING Grup në Bogovinë të Tetovës!
z. Hisa Ramadani para 8 vitesh tha:
-Klientela është e veçanta e punës tonë!
-Një strategji është një rrugë perspektive!
-Në këtë botë çdo gjë është e ndryshueshme;bizneset që bëhen këtu nuk janë si në Gjerman, në Slloveni e gjithandej.
Bizneset private nuk mbështeten!
Hisa Ramadani:
Këtu, në këtë vend mund të zhvillosh një biznes të suksesshëm. Kjo që po them ka të bëjë me biznesin privat dhe shumë individual, që do të thotë se bizneset private këtu nuk mbëstiteten.Por popullata nuk do të thotë se nuk e kanë paranë, e kanë dhe kanë interes që te plotësojnë kërkesat dhe nevojat e tyre jetësore. Një segment kyç këtu është se këtu ka një problem në punë dhe ai është se puna e pagesave shkon shumë ngadalë, qytetarët pagesat i bëjnë me vonesë, por më në fund e bëjnë pagesën, askush nuk të mbetet borxh!
Ndodh që të ketë vonesa 3-4 muaj, por në fund jemi të barabartë dhe të pastruar me llogaritë e shërbimeve që ju bëjmë qytetarëve.
Duhet me pasë strategji investuese
Hisa Ramadani:
Në këtë vend dhe gjithandej duhet të kesh një qëllm, një strategji investuese.Duhet të kesh ide se në cilin plan ke paraparë që ta bësh investimin. Faktikisht, nëse vendos që të blesh një hapësirë të tokës e cila kushton shumë, konkretisht toka ne këtë zonë kushton shumë!
Ta zëmë, nëse një italiani i thua se i kam 300 mijë euro të gatshme për investim, ai të thotë:”ja po t’i ofroj edhe unë 300 mijë”, me qëllim që të ngritet biznesi në nivele të duhura dhe perspektive.
Gjithë këtë ide e bën në bazë zhvillimi, me qëllim që një kohë të gjatë mos të kesh problem me materialin.
Gjithë këtë ide e bën në bazë zhvillimi, me qëllim që një kohë të gjatë mos të kesh problem me materialin. Tani për tani nuk jam i gatshëm që të hudh 300 mijë euro në blerje të hapësirës, por më të arsyeshme e shoh që ato mjete t’i investojmë në malerial dhe në punë.
Situata është shumë e qartë, meqë klientela kur i viziton hapësirat e punës tonë, ata nuk janë të interesuar të shohin tokën, por ju intereson materiali, cilësi dhe oferta që i ofron!
Dhe këtu nuk të pyet njeri se këtë hapësirë e ke me qira ose e ke pronë tënde.
Megjithkëtë unë jam në atë rrugë që të bëj një objekt ndryshe nga të tjerët, me kushte solide dhe të pakrahasuar në këto hapësira.
Mendoj të kem një fabrikë graniti me kushte më bashkëkohore për kohën. Në ketë plan jam duke punuar dalëngadalë; nuk i kushtoj rëndësi vendit, hapësirës, tokës, sa i kushtoj rëndësi malerialit.
Respektndaj klientelës
Hisa Ramadani: Unë mendoj se kam krijuar kushte dhe mundësi konkurese për klientët, që do të thotë se kemi material të kërkuar nga të gjitha shtresat e qytetarëve tanë;gjithnjë pretendoj që ndaj klinetelën të jemi sa më korrekt, ngase në këtë vend po nuk je në linjë korrektësie, sigurisht se nuk mund të kesh punë dhe nuk mund të lëviz nga vendi një biznes.
Në ndërmarrjen tonë kujtoj se funksionojnë ato ligje që janë të palëvizëshme.
Në ndërmarrjen tonë janë të angazhuar 11 persona, por numri i punëtorëve në terren është 13-të, kështuqë për këtë punë jemi mjaft të kompletuar; unë këtu jam personi që ju shtroj platformën programore për një ditë pune të suksesshme!
Sa i takon punës së kualitetit të materialit përherë duhet të jemi në koorespondencë me klientelën; dëshirat dhë kërkesat e tyre duhet të respektohen deri në fund! Vazhdimisht mundohemi që deri në fund të plotësojmë kërkesat e klientëve; bëjmë atë që mund ta bëjëmë, larg çdo improvizimi.
Në këtë ndërmarrje, meqë jam në krye të kësaj pune, unë punoj bashkë me punëtorët, përherë jam në vend të ngjarjeve!
Konkursi në treg
Hisa Ramadani:Në punë duhet të veprosh, por të veprosh me vëmendje të madhe!
Kështu, të kthehesh në Maqedoni dhe të kujtosh se si është në perendimi, këtu është gara e suksesit, do të thotë se si të arrimë ku janë ata!
Kujtoj një kohë kur një solloven gjysmën e materialit ma ka dhënë gratis, për të më ndihmuar si biznes fillestar. Kështu kemi filluar me vështirësi të mëdha, si çdo fillim; nuk na njihnin njerëzit, por me punë e përkushtim ja dolëm që të
dalim në dritë. Kohëve të fundit jam i kënaqur me biznesin që po ushtroj. Mundohem që t’i plotësoj dhe t’i kënaqim nevojat e klintelës tonë këtu dhe më gjerë.
Ne ekzistojmë nga puna!
Hisa Ramadani: Klientela është e veçanta e punës; ka klientë që propozimet, kerkesat e tyre ju rezultojnë shumë pozitive, por ka klientë që krijojnë telashe!Megjithatë, në fund të gjithë jemi të barabartë. Nuk guxojmë që klintelën ta hidhërojmë, sepse ne ekzistomë nga ata dhe kjo punë është shumë e ndërlidhur mes vete.
Për këto rregulla që po përmend ne kemi suksese dhe kemi arritur këtu ku jemi. Fillimisht ishte i vështirë, por për 5-6 vite pune këtu sigurisht se jemi të kënaqur!
Biznesi ka kërkesa të rënda!
Hisa Ramadani: Klintela është me kërkesat e veta dhe me huqet e veta; ka njërëz që punën e kërkojnë aty për aty, një veprim që
vështirë ose thënë ndryshe është e pamundur që të realizohet!
Në këtë botë çdo gjë është e ndryshueshme;biznesi që bëhet këtu nuk është i njëjtë në Gjermani ose në Slloveni e gjithandej.
Në këtë plan sigurishlt se ndryshimi fillon nga sistemi i punës.
Hisa Ramadan i njëjtë për të gjithë!
Sadat Idrizi:
Unë me pronarin kam raporte farefisnore, por këtu në ndërmarrje raportet ndryshojnë dhe çdo gjë funksionon
mbi baza të një punëtori dhe një drejtuesi në punë!Hisa Ramadani për të gjithë punëtorët ka një qëndrim, është i sinqertë dhe mirëkuptues.Në këtë ndërmarrje ka tolerancë, respekt ndaj njëri-tjetrit. Kjo është e kuptueshme se, për të funksionuar si duhet një ndërmarrje duhet të kemi toterancë mes vete. Vlerësoj se kjo punë ka perspektivë të mirë. Unë këtu punoj që 4 vite dhe për çdo vit këtu rezultatet janë rritur.
Procesi i punës funksionon mirë, megjthkëtë kutu dua të shtoj so kemi nganjëherë problem me rrymën elektrike, por në raste të caktuara kemi serviserët tanë të cilët përkujdesen që puna mos të ndërpritet
Sadik Denjalli, elektriçist:
Kjo ndëmarrje ka edhe pjesën teknike të procesit, këtë lëmi e mbuloj unë! Në këtë plan unë kam përvojë disavjeçare dhe përherë jam gati që të përkushtohem në fushën e elektikës.
Përherë mëtoj drejt asaj që ti ndihmoj kësaj ndërmarrje dhe z.Hisa Ramadani.Kjo punë është shumë specifike, meqë këto makina në këtë ndërmarrje janë të mëdha dhe bashkëkohore.
Hisa Ramadani: Kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë; djali quhet Elsabah Ramadani, kurse vajza Shejla
Ramadani (4 vjeçare). Djali është 14 vjeç dhe e parapëlqen këtë biznes; është i interesuar për këtë punë.Tani për
tani i tillë është, por në të ardhmen shohim! Është i interesuar që të dijë se si funksionon puna dhe sigurisht
dëshiron të dije se a ka lekë, a ka para….
Shefqet MANI
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66