Ferat NESIMI-
Nacionalizmi nuk është patriotizëm!
I kemi mundësitë reale që të bëhemi shtet dhe jo vetëm! Nacionalizmi nuk është patriotizëm!
Sipas zhvillimeve politike dhe sociale, në asnjë rast nacionalizmi nuk ka sjell dobi nacionale, përkundrazi nacionalizmi sjell profit të përkohshëm, karrierë sunduese të cilës ia ka parë sherrin vetë popullata, përmes të cilës ka lindur dhe është kultivuar ai nacionalizëm!
Nacionalizmi ka kuptim vetëm gjatë garave në frymën pozitive garantuese nacionale, në sport, kulturë, art dhe shkencë, por vetëm si shembull pozitiv krenarie!
Dëshmo me korrektësi, respekto rregullat humane universale në të gjitha veprimet shoqërore, vetëm në të mirë të kombit dhe për mbarë njerëzimin!
Nacionalizmi sjell kufi, ndërsa kufijtë sjellin kufizimi! Kufizimi i cungon mundësitë e lirisë dhe, dhe në çdo hap shoqëria përballet me telashe, me hendeqe të paparashikueshme!
Andaj, prandaj kur shoqëria manipulohet nga kreatorët e nacionalizmit, atëherë e kupton se kreatorët e këtij nacionalizmi janë sundues, poshtërues, nënçmues, uzurpues dhe pushtues!
Këto elemente nacionaliste dhe shoviniste, në fillim duken joshëse, por popullata e prekur nga ky nacionalizëm krijohet një frymë rebele revolucionare si mekanizëm shpëtues; këtu lind ideja për t’u vetëdijësuar vetëm për liri dhe pavarësi!
Kjo rrugë nuk bëhet me dasmë, por me referendume, të cilat mund të krijon ndarje të reja, kufi të ri, por edhe konflikte të armatosura!
Manifesti i këtillë nuk besoj që është i panjohur për “VMRO – DPMNE”, por është prapaskenë e disa individëve që në emër të porocesit të këtillë “demokratik” është duke u uzurpuar shteti për të krijuar shtresë të lartë sociale dhe shtresë të ulët, të nënshtruar e të pashpresë!
Në kohën e sotme nacionalizmi është një sëmundje që sjellë vetëm sende të shëmtuara dhe, për çdo veprim të kësaj natyre do të paguaj vetëm populli me vetëdije të ulët, të cilët dinë të duartrokasin politikanin dhe milionerin!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66