Merre mik, merre, se dije po shes, dije! Jo lakna! Shkronja vetmie. Mall e dhimbje! S’po shes shtalba të ziem a t’pjekun! As të vjedhun n’arën e huej.
Mësohu tash e tutje ta shikosh edhe plisin edhe dheun edhe artistin tue folë me libra rrugëve. Dhe hapi veshët se ato fjalë s’do ti dëgjosh as në teatrot ma t’famshëm që ka Evropa!
Që kur u krijua njerëzimi lindi edhe shitja edhe blemja! Dikush duhet të shes libra, dikush lakëra e dikush thasë gruni. S’asht poshtnim kur ke çka me shitë e kur ke çka me ble!
– S’e kam nga skamja lum miku! E kam nga dëshira që t’iu tregoj se si jetohet nga djersa edhe kur plakësh. Se si duhet të jesh qendrestar e dinitoz deri n’frymën e fundit!
– S’e kam nga skamja lum miku! E kam nga dëshira që t’mos harrohem kush isha e kush mbeta!
Ai s’duroi ma shumë! U pëlot dhe iku me librin tim nën sqetull!
Çun Lajçi-
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66