Sot më 18.08.2023, me kënaqësinë tonë më të madhe, pritëm për një vizitë pune, Drejtoreshën e Përgjithshme të Administratës së të Ardhurave Publike, znj. Sanja Lukarevska, e shoqëruar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Administratës së të Ardhurave Publike, z.Tahir Bexheti dhe udhëheqësi i Drejtorisë Rajonale të Tetovës, Elmir Emini.
Gjatë vizitës u diskutua për funksionimin aktual të kompanive, investimet aktuale dhe planet zhvillimore të mëtejshme. Një rishikim i veçantë iu bë masave për mbështetjen dhe inkurajimin e zhvillimit të ekonomisë, lehtësimet tatimore, kushtet aktuale dhe lëvizjet e ekonomisë në vend, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, industrisë ushqimore dhe atë të energjisë.
Me këtë rast dëshirojmë t’i falënderojmë ata për nderin e treguar dhe për kohën e çmuar që kanë ndarë për ne.
Vezë Sharri & Lecker
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66