Intervista me drejtorin e ndermarrjes transportuese Magnum Trans nga Gostivari!
MAGNUM TRANS DHE BEJTA TË PARËT NDIHMË TETOVËS
Vërshimet në Tetovë do të mbahen mend shumë kohë,por në kujtesë të të gjithëve do të Vmbetet edhe humanizmi i atyre që nuk kursyen asgjë nga vetja vetëm për të ndihmuar në atë situatë
tragjikomedike.
Në këtë gjendje krize të parët u panë në vendin e ngjarjes “Magnum Trans”, (Remzi Mustafi-Babuli) dhe Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Z.Remzi Mustafi-Babuli nga “Magnum Trans” tha se, kjo ishte më pak që kemi mundur të bëjmë për këtë fatkeqësi natyrore në Tetovë.
”Ne e kishim parasysh situatën në të cilën u ndodh Tetova dhe familjet, ata të cilët humbën më të dashurit e tyre.
“Magnum Trans” dhe Bejta me gjithë makinerinë e rëndë për punë që disponon, në mëngjesin e hershëm zbarkoi në Tetovë.
“Në këtë mënyrë vlerësuam se ndihma jonë sadopak do të mund t’ju lehtësoj rrethanat e jetesës në ato ditë shumë të vështira për Tetovën”, shtoi z.Remzi Mustafi-Babuli. “Magnum Trans” makinerinë e
vet e kish vendosur në pikat më strategjike të vërshimeve dhe, të gjithë kanë punuar me
përkushtim më të madh për të menjanuar prurjet nga vërshimet në hapësirat alternative.
Një problem shumë shëqetësues sipas Remzi Mustafit-Babuli është fakti se, shumë njerëz, shumë të rinj, të cilët qëndronin për çdo ditë kafeneve nuk u shqetësuan dhe as nuk u solidarizuan fare me ata familje që e pësuan në këtë fatkeqësi rasti. Edhe sot e kësaj dite e takon rininë kafeneve, të cilët nuk
çajnë kokën për fatkeqësitë natyrore dhe për traumat njerëzore.
Ky mesazh natyror ka të bëjë me një porosi shumë të fuqishme, me një porosi se, sa njerëzimi, sa shqiptarët janë të moblizuar për situata emergjente natyrore.
Atë që pash në Tetovë është brengosëse.Këtë e them me plot bindje e përgjegjësi, sepse ne si ndërmarrje atje kishim shkuar për të dhënë ndihmën tonë dhe për këtë ndihem mirë, sepse vullneti
për të ndihmuar, për t’u mobilizuar në raste të caktuara të bën të dallohesh, të ndjehesh vetvetja dhe gjithnjë të jesh i plotësuar me shpirtë humaniteti.Por, ndihem keq se në vendet ku
kemi bërë pastrime, kanë kaluar shumë njerëz, por si fatkeqësi e të gjithëve neve askush nga ata as na ka pyetur se çka bëjmë, pse jemi aty; ka është m e keqja edhe asnjë gotë ujë ç ë
nuk na e kanë ofruar, shprehet I shqetësuar z. Remzi Mustafi për të vazhduar:
“Veprimet e njerëzve janë për t’u shqetësuar shumë. Nuk mund të jesh i kënaqur me qëndrimin e popullatës shqiptare, të cilët në kështu situata paraqiten në rolin e “sirxhiut”, vështrojnë sikur aty është duke u realizuar një film artistik dhe jo sikur ajo e keqe është duke na shfarosur të gjithëve.
Kurrfarë ndihme nuk kemi pasur nga qytetarët.
Andaj, vlerësoj se në këto raste duhet të ngritet humanizmi dhe të gjithë të jemi një, të gjithë të vrapojmë e të ndihmojmë që kjo gjendje të kalohet. Në këto hapësira jemi shumë popull.Sikur gjysma e tetovarëve të dilte në ndihmë, sigurisht se punët do të ishin më ndryshe, por si duket të gjithë kanë vështruar se çka bëjnë institucinet, ka bëjnë të tjerë.Më lehtë ju ka ardhur me qenë në rolin e vëzhguesve, se sa të lidhen për punën e humanizmit.
Sido që të jetë, unë vlerësoj se, ne si ndërmarrje jemi munduar të bëjmë punën tonë.Një veprim të tillë e ka manifestuar edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta dhe në momentin që ka kuptuar për atë fatkeqësi në Tetovë, kam vërejtur se këtë fat të keq e ka kuptuar si problem
shumë emocional dhe kemi veprur në kohë të duhur.
Uroj që situata të tilla mos të përsëriten. Në të ardhmen të jemi më solidar dhe më të përgjegjshëm ndaj punës dhe fatkeqësive natyrore. Këto situata nuk mund të ndajnë qytetarët dhe qytetet; je
nga Gostivari, Tetova, Kumanova, e ku ta di unë, përkundrazi duhet të veprosh dhe të japësh kontributin njerëzor në farë do rrethanash fatkeqësie të ndodhet populli, tha në fjalën e tij
drejtuesi i Ndërmarrjes Transportuese “Magnum Trans”, z. Remzi Mustafi-Babuli nga Gostivari.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66