SAKTËSISHT SOT
Saktësisht e di si ndjehet shtëpia ime, që sonte perendova. Më mori era përkrahu me duart e padukshme të saj, drejt për në qiell dhe prej këtij çasti, shpërndahet lajmi; se kush më s’është pjestar i këtushëm, si do të filloj dita e parë, prej te paradera… Shtëpia, kjo, dikur imja e cila do të pres e përcjellë miq me sy e fytyra të përlotura. Jeni të sigurt se u vështroj prej së larti, i largëti. Kush si do ta ndjejë mospraninë time, këtu brenda jush të përmbushur me rite e ritme të vjetra e të huaja të cilat nuk i desha asnjëherë hapur dhe fshehur. Sa do të doja një pikë loti të mos e shihja nga askush që të qanin për mua. Kush qanë vetveten, mirë është ta thotë hapur?! Mos i fsheh lotët se pse i derdh, ta thotë të vërtetën se kur i kanë filluar ata t’i dalin dhe në cilat e raste më lehtë përlotet… Pas ditës së tretë ata që mbërijnë të vijnë janë tjerë njerëz, më të arësyeshëm dhe më të drejtëpërsëdrejtë në gjykymin e këtij akti. Ajo që më mbeti në mendje qe: kush nuk erdh dhe se nuk e takova të përdredhë faculetën e lotëve, por në vend të saj i nguli sytë drejt meje dhe si është e mundur që të më shoh me sy kaq të hapur. U luta të mos i mbyll derisa të perendojë dielli nga që mua rrezet e tij më përcollën më heret…!
-Ja, erdhi Ky, ( këtë kush e sheh në rrugë, qeshet me të), çka s’ka krijua natyra?! Po mirë, fillova i pari ta vë buzën në gaz, pa më vënë re askush, kjo ndodh, tashmë jam i padushëm, i lirë dhe shumë i qetë! Filloi dhe ngushëllimi ashtu siq doja, fytyrëçelë, pa hyrje të ngurtë, me pak humor dhe pa ndonjë rend mosheje. Ky, herëpashere e thoshte dhe këtë: “mos e teprova”? Kjo, ” joooo hej” , me një zë, më gëzoi shumë. Kur Ky i përshpëriti në vesh atij që ka në krah, askush veç meje këtu lart nuk e dëgjoi duke i thënë se e kam amanet nga i ndjeri që mos evokojmë jetën e tij. Ishte lodhur, duke u marrë tjerët me të….
Dhe Vajza së Madhe qysh moti e kish gjetur amanetin e shkruar në fletoren e shënimeve. Ndër të tjera, i pata thënë kapetaneshës për së gjalli, me: mundësisht lotët t’i mungojnë dhe se mos lë që të gjitha ritet të bëhen për mua. Prej përcjelljes modeste që zhvilluan, mendova, amanetet tradicionalisht shkojnë në vend. Dhe ashtu ngjau…
Iljaz MANI-
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66