Reshit Lala-
Shumë herë në politikë ndodhin ngjarje për të cilat nuk është folur dhe flitet shumë për ngjarje, në nuk ndodhin. Njerëzit e thjeshtë dhe kundërshtarët mundohen ta interpretojnë këtë fenomen sipas interesit të tyre. Le të marrim qëndrimin e Titos dhe të Enver Hoxhës pas luftës . Kundërshtarët postojnë deklarata të Titos, që i ka thënë Enverit. Ç’do të bëjmë me Kosovën dhe, Enveri i paska thënë -mirë është me jugosllavinë sepse…. Natyrisht edhe Titioja edhe Enveri e dinin se Kosova nuk ishte problem i tyre, por një problem ndërkombëtar, që ishte krijuar nga fuqitë e mëdha. Edhe po të donteTitoja, që Kosova të bashkohej me shqipërinë-ai duhet t’i propozonte këtë gjë RUSISË, se rusia e kishte marrë nga fuqitë e mëdha. Problemi i Kosovës mund të zgjidhej me anullimin e traktatit nga fuqitë e mëdha, që e kishin firmosur , ose me luftë, siç e bëri Amerika. Këtë e dinte edhe Enveri edhe Titoja, por luanin e provokonin njeri tjetrin, sikur e kishte në dorë njeri apo tjetri. Rasti i vetëm, që është shkelur një traktat është ai i Jaltës nga Enver Hoxha, i cili u largua nga lindja, KU E KISHTE VENDOSUR TRAKTATI I JALTËS. Disa thonë “TRIMI I MADH” Enveri, që u largua pa luftë. Jo! Enveri u largua me luftë, ose më saktë me frikën e luftës. Ishte Amerika, që me siguri i kishte garantuar mos prekjen e kufijëve si rezultat i largimit nga lindja. Këto që shkruaj nuk janë thënë, por janë bërë. Përse arrijmë në këtë konkluzion? Stalini nuk e kishte marrë Shqipërinë në lindje për 28 000 km katrore, por për ADRIATIKUN. Adriatikun kërkoi të armatoste Hrushovi kundër Natos. Rreziku, që të bëhej Shqipëria objekt i hapjes luftë me Naton e bëri Enver Hoxhën të arrinte në përfundimin, se Rusët duhet të largoheshin nga adriatiku, që të shpëtonte Shqipëria. Natyrisht këtë nuk mund ta bënte Enveri, se pushtohej për 24 orë nga Hrushovi, i cili do ta justifikonteme të drejtën ndërkombëtare, që e kishte vënë Shqipërinë në lindje. Fakti, që Hrushovi nuk sulmoi do të thotë,se ai e dinte që pas “Trimërisë” së Enver Hoxhës ishte Amerika. E bëra këtë postim për të ndaluar spekullimet, për gjërat, që janë bërë e nuk janë thënë. Vetëm budallenjtë ose antishqiptarët postojnë komente nga taktikat e njerit apo tjetrit- PA PATUR PARASYSHË STRATEGJITË E TYRE. Konkluzioni i këtij postimi është: Ne duhet të mendojmë shumë e të flasim pak, se kemi marrë përsipër për të zgjidhur jo vetëm problemet e ballkanit, por edhe të Amerikës.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66