Kisha kënaqësinë që sot në Spitalin Gjinekologjik dhe obstetrikë në Shkup, të promovojm e- shërbimin më të ri online për qytetarët: 📲 Regjistrimin në mënyrë elektronike të foshnjës së porsalindur per marjen e certifikatës së lindjes.
Përmes shërbimit të ri tani prindërit kanë mundësi të kryejnë aplikim për regjistrim e fëmijës së tyre të porsalindur online, duke mos pasur nevojë për të shkuar në sportelet e institucionit.
Aplikimi përmes shërbimit, “eID” prej portalit www.uslugi.gov.mk do t’ua mundesojë të dërgoni kërkesë për k’të certifikatë, lehtësisht dhe pa vonesa.
Pasi që një nga prindërit e paraqet kërkesën për regjistrim të fëmijës është e nevojshme që dhe prindi tjetër të identifikohet në portal më profilin e tij të përdoruesit dhe te miratojë kërkesën e regjistrimit të fëmijës.
Pas përpunimit të kërkesës nga regjistruesit në administratë do të merrni një mesazh në emailin tuaj me udhëzime të mëtejshëm për shkarkimin e certifikatës.
Trimi është vogëlushi I parë në vendin tonë, që ka certifikatë elektronike, prindërit e tij aplikuan për këtë certifikatë, duke ndjekur hapa shumë të thjeshtë, ku dhe realizimi u bë brënda një kohe shumë të shkurtër.
Ky është një ndër shembujt e sukseshëm I përdorimit të teknologjisë në favor të të mirës publike.
Digjitalizimi është mënyra e vetme për të ndryshuar jetën e qytatarëve të vendit.
Prandaj ne si ministri po punojm fort për digjitalizimin dhe transformimin digjital të shtetit, ku së fundi lançuam ‘DigjitalEra‘ iniciativën e re të Ministrisë së Shoqerisë Informatike dhe Administratë e cila sjell shtimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe administratën.
Deri në fund të vitit do të digjitalizojmë më shumë se 150 shërbime të reja online në portalin kombëtar.
Kjo përkthehet në kohë më të shkurtër dhe kosto të reduktuara në marrjen e këtyre shërbimeve.
Por, më e rëndësishmja, kjo heq totalisht ndërveprimin midis qytetarëve dhe zyrtarëve publikë, duke eliminuar edhe mundësinë e korrupsionit në këmbim të marrjes së shërbimeve që qytetarët kanë të drejtë të marrin dhe zyrtarët publikë kanë detyrë të garantojnë, duke rikthyer besimin e qytetarëve tanë në institucionet publike.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66