Mirjeta Ilazi me sukses mbrojti disertacionin e doktoraturës me titull “Definimi i indikatorëve për prodhim të qëndrueshëm në sektorin e biznesit agrar”, mentor i së cilës ishte Prod.dr Atanas Koçov. Iljazi titullin doktore shkencash e mori pasi bëri elaborim të thuktë shkencor mbi temën para komisionit në përbërje: Atanas Koçov (mentor), Prof.dr Valentina Geçevska, akademikut Izet Zeqiri (Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup) dhe Prof.dr Metka Tekaviq nga Universiteti i Lubjanës, që të gjithë anëtarë.
Disertacioni i doktoraturës së kandidates Mirjeta Ilazi është hulumtim teorik dhe empirik në fushën e inxhinierisë industriale dhe menaxhimit.
Mirjeta Ilazi aktualisht është drejtore e Shkollës së Mesme Ekonomike në Tetovë, ndërsa ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik në Shkup (drejtimi Banka dhe Financa), ndërsa ka magjistruar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tetovës në programin studimor Marketing Menaxhim, ku ka mbrojtur temën “Ndikimi i marketingut në rritjen e eksportit të produkteve ushqimore të prodhuesve të rajonit”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66