Sinjalet e trurit mund të zbulojnë se sa është në dhimbje një person, kanë zbuluar shkencëtarët që thonë se ky studim është një hap para trajtimeve të reja për njerëzit që jetojnë me dhimbje kronike.
Është hera e parë që studiuesit kanë dekoduar aktivitetin e trurit me theks te dhimbja kronike e pacientëve, duke ngritur shpresat se terapitë për trurin të përdorura për Parkinson dhe depresion mund të ndihmojnë ata që nuk kanë tjera opsione.
“Çfarë kemi mësuar është se dhimbja kronike me sukses mund të gjurmohet dhe parashikohet, ndërsa njerëzit ecin me qenin, ose në shtëpia, kur zgjohen në mëngjes”, ka thënë neurologia Prasad Shirvalkar, shkroi Guardian.
Një “epidemi e heshtur” e dhimbjes kronike prek afër 28 milionë të rritur vetëm në Britani. Teksa dhimbja kronike ka rritur numrin e përshkrimeve për opioide, asnjë trajtim mjekësor nuk funksionon aq mirë për gjendjen. Prandaj, një studim i tillë do t’i ndihmojë studiuesve të gjejnë një mënyrë që në të ardhmen mund të funksionojë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66