Jemi përherë me të rinjtë.
Të tregojmë se bileta e ikjes nga vendi nuk është alternativë e vetme.
Krijojmë masa për të rinjtë që kanë dëshmuar se janë të vyeshëm dhe që arrijnë rezultate.
✅️ I mbështesim fermerët e rinj me dy grante prej 10,000 dhe 20,000 eurosh, që të angazhohen në mënyrë aktive në bujqësi me ekonominë e tyre bujqësore
✅️ Fermerët e rinj lirohen nga pagesa e qirasë për tokë bujqësore shtetërore
✅️ 859 fermerë të rinj aplikuan dhe shfrytëzuan mbështetjen nga programi IPARD 2 me investime prej 9 milionë eurosh
✅️ U japim përparësi, me pikë shtesë, fermerëve të rinj gjatë aplikimit të tyre për masën “biznes-plan në bujqësi”.
✅️ Sivjet për herë të parë u ndamë bursa mujore studimi studentëve të dalluar të fakultetit të bujqësisë, pylltarisë dhe veterinarisë.
✅️ Studentëve më të mirë të këtyre fakulteteve u ofrojmë mundësi për praktikë të paguar në institucionet tona, me ç’gjë ndihmojmë në rritjen e aftësive të tyre profesionale dhe mundësojmë krijimin dhe investimin e profesionistëve bujqësorë të së nesërmes.
Secili i ri është nën kujdesin tonë. Të bëjmë më shumë për ta.
Vjollcë Berisha-
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66