Rusia gjithashtu ka thënë se automjetet ushtarake të Perëndimit janë përdorur për sulmin në territorin e saj. Në fotografitë e publikuara shihen automjetet amerikane në vendin ku janë sulmuar forcat ruse. Mirëpo disa ekspertë ukrainas kanë tërhequr vërejtjen se këto automjete mund të jenë inskenuar nga Rusia.
(BBC) – Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka premtuar “reagim të ashpër” ndaj sulmeve matanë kufirit nga Ukraina. Ai ka komentuar të mërkurën pasi Moska ka deklaruar se ka shmangur një sulm në rajonin Belgorod.
Ndërkaq, guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, ka thënë se gjatë natës ka pasur sulm me numër të madh dronësh.
Ukraina ka mohuar përfshirjen në sulmin përtej kufirit të saj – ndërkaq dy grupe paramilitare nga Rusia që kundërshtojnë presidentin Vladimir Putin kanë thënë se fshihen prapa këtij sulmi. Sulmuesit kanë hyrë në territorin rus nga Ukraina, të hënën.
Duke raportuar para zyrtarëve të tjerë të Ministrisë, Shoigu ka thënë se më shumë se 70 nacionalistë ukrainas janë vrarë, ndërkaq pjesa tjetër është tërhequr në Ukrainë.
“Do të vazhdojmë të reagojmë ndaj aksioneve të tilla nga militantët ukrainas dhe do të reagojmë rëndë”, ka thënë ministri rus.
Grupet paramilitare ruse – trupat e vullnetarëve rusë dhe Legjioni për Lirinë e Rusisë kanë mohuar të kenë pësuar humbje dhe kanë raportuar për shkatërrimin e një autokolone të ushtrisë ruse.
Rusia gjithashtu ka thënë se automjetet ushtarake të Perëndimit janë përdorur për sulmin në territorin e saj.
Në fotografitë e publikuara shihen automjetet amerikane në vendin ku janë sulmuar forcat ruse. Mirëpo disa ekspertë ukrainas kanë tërhequr vërejtjen se këto automjete mund të jenë inskenuar nga Rusia.
SHBA-ja ka thënë se është skeptike se armët amerikane janë përdorur në territorin rus dhe se nuk “bën thirrje apo mundëson sulme brenda Rusisë”.
Mirëpo zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se automjetet janë provë për përfshirjen e ushtrisë perëndimore në Ukrainë.
“Nuk është sekret për ne edhe më shumë pajisje po u dërgohen forcave të armatosura të Ukrainës. Nuk është sekret se këto pajisje janë përdorur ndaj ushtrisë sonë”, ka thënë Peskov. “Jemi duke e marrë një vendim për këtë”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, sulmet në rajonin rus kanë vazhduar edhe të mërkurën.
Gladkov ka thënë se gjatë natës qyteti është sulmuar me dronë, të cilët janë shkatërruar nga sistemi mbrojtës, por disa prej tyre kanë shkatërruar automjetet dhe disa ndërtesa private në dhe përreth qytetit Belgorod. Në këto bombardime me dronë nuk është raportuar për të lënduar.
Ndërkaq një zjarr i vogël ka shpërthyer nga dëmtimi i një tubi të gazit në Grayvoron të Belgorodit. Në javët e fundit sulmet e vogla vazhdimisht janë kryer në qytetet kufitare si Belgorodi dhe Bryansku.
Gladkov ka thënë se bujqit janë detyruar të punojnë me helmeta dhe jelekë antiplumb shkaku i rrezikut nga bombardimet. Fshatrat në Belgorod që janë në kufi me Ukrainën janë evakuuar që nga e hëna.
Bombardimet e së hënës kanë detyruar Moskën që të nisë operacionin kundër terrorizmit, duke u dhënë më shumë pushtet autoriteteve lokale për të ndërprerë komunikimin dhe lëvizjet e njerëzve.
Masat janë hequr të mërkurën, por njëri prej grupeve paramilitare ka pohuar se ende kontrollon një pjesë të vogël të territorit rus.
Përktheu: Gent Mehmeti
© KOHA.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66