Ferat Nesimi-
A ua merr mendja se bota shqiptare e çorientuar do të ia del me serbët e çoroditur, të cilët e kanë shumë të qartë se çfarë duan!?
Perëndimorët të inspiruar nga Ibrahim Rugova, u përcaktuan të ndihmojnë popullin e pambrojtur të Kosovës, me shpresën se një ditë ky popull që 90% ekzistencën e siguronte dhe e siguron nga perëndimi, sipas logjikës së shëndoshë do të shërbehej edhe me parimet dhe vlerat demokratike perëndimore! Por, çfarë po ndodh?! Në trojet shqiptare kultivohet në vazhdimësi rendimenti aziatik!.. Kjo që po ndodh dëshmon elementin mosmirënjohës ndaj aleancës perëndimore që popullin shqiptar e shpëtoi nga gjenocidi serb! Një masë të madhe shqiptarët me eufori të çuditshme iu gëzuan fitores së Erdoğan-it duke e ditur afërsinë e tij me serbët! Ivica Dačić! Në pritje solemne të Erdoğan i drejtohet me fjalët; ” Në emër të popullit serb ju kërkojmë falje për pengesën që ua kemi shkaktuar në pushtimin e perëndimit! Por nëse do të ndodhë kjo tani, ne do të ua hapim rrugën ” !.. Qëndrimi i këtillë i politikës serbe i krijon raportet e shkëlqyeshme ekonomike e politike- përfituese për interesin e Serbisë! Gjithsesi pajtueshmëria është edhe me mënyrat e qeverisjes, Erdoğan, Putin, Rama dhe Vučić!
Çfarë bëjnë shqiptarët e Kosovës? Çfarë i lidh me turqit? Xhamitë apo Shamitë? Apo aktrojnë duke u thirrur në emër Skënderbeut dhe Nënë Terezës, ndërsa mediumet t’i plasin sytë me Igballe Hudutin, hoxhë, Shefqet Krasniqin, Mazllam Mazllumin, apo Luizin e Kiarën e “BigBrother Albanian!, të cilët më së shumti ju ka interesuar se, a ka pi birra Adem Jashari! Nga ana tjetër lulëzon korrupsioni! Mediumet gjithashtu më shumë publicitet i japin veshjeve të grave e vajzave të politikanëve, se sa zbatimit të ligjeve nga ekzekutivi në praktikë! Politikanët kosovarë praktikojnë takimin me perëndimorët për t’i treguar popullin autoritet e jo për përmbushjen e obligimeve të marrë si kusht për kursin politik! FSK dhe ROSU, mbeten vetëm për të krijuar foto sesione se edhe “NE JEMI SHTET”.
Përmenden të drejtat për serbët e Mitrovicës së veriut, por jo për shqiptarët e Luginës! Nuk kujtohet përkrahja totale e Beogradit ndaj kriminelëve serb në Mitrovicën e Veriut, të cilët po shpallen si viktimë ! Ndërsa shqiptarët e Luginës nuk guxojnë as të përmendin bashkimin me Kosovën, jo më të bëjnë veprimet sipas terkut të serbëve të Kosovës!
Perendimi fans i hegjemonizmit serb!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66