Origjinaliteti dhe sinqeriteti kur flet para mediave të jep shpresë se me të vërtetë Ministri i shëndetësisë dëshiron të ndryshojë disa gjëra në shëndetësinë tonë. Vendosmëria shihet që nuk i mungon.
Idetë e tij për eliminimin e postit “drejtor organizativ”, marrja e parkingut në Qendrën klinike, disperzimi i specialistëve nëpër qytetet tjera për ta minimizuar rrëmujën që krijohet në Qendrën klinike, raporte 6 mujore për punën e drejtorëve dhe përgjegjësia mund të japin rezultate shumë të mira për shkurt kohë.
Shpresoj që këtë dëshirë nuk do ta humb me kalimin e kohës kur do të shtohet presionet politike për të rehatuar bashkëpartiak dhe ushtarë partiak të partnerëve të koalicionit. E nëse kërkon aleat në mediat për ta luftuar politikën që ishte promotor kryesor i këtyre ideve palidhje në të kaluarën gjithmonë duke e pas shëndetin e pacientit është në vend të parë, këtu do të jemi.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66