Qiell gri!
Mbi asfalt, piklat e shiut interpretojnë baletin e mjelmave
Lëpihen e rrëshqasin mbi trupin gjysmënudo të pemëve buzë Lanës
E të paktat gjethe të mbetura, preken e puthen me xhamat e kafeneve përballë!
I lagësht deri në palcë ky mëngjes
Për disa është ende ditë pushimi
Rrufisin kafenë e sodisin me nge shiun përtej xhamave
Ndërsa të tjerë
Me çadra telash gjysmëkëputura
Nxitojnë hapat në trotuaret shtruar me tapet gjethesh!
Një vetëtimë gjarpëroshe ngrihet në padjeshkë para syve
E më shkund nga thellësitë ku kam humbur
Njëra nga gërmat mbi tastiere, më shikon në dritë të syrit e s’më bindet
Shiu vazhdon joshet mbi xhama….
Lola Shehi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66