I vura në radhë vitet e mia,
Si miq të kahmotshëm u fjalosëm gjatë e gjërë,
Herë mbretëronte trishtimi,
Herë alegria,
Të tjera ndjesi,
Grimcoheshin e thërrmoheshin, rërë.
Lola Shehi
Ca vite më thurën lavde,
Të tjerë më qortuan!
Disa s`më folën fare.
Si kryeneçë më mbajtën mëri!
Ca çaste, sytë m`u ndezën dritë,
Ca çaste, nga lotët m`u përflakën,
Ca çaste,
Trupin ma përshkuan njëherësh, miljona ndjesi!
Pastaj,
I vesha sipas moshës,
Sipas ngjyrës,
Sipas stinës,
Pranverë – verë,
Vjeshtë të bronxtë,
Dimër gri.
Vetëm pak,
Ama, fare pak!
I fsheha thellë, më thellë se në gji.
M`u duk se e lodha jetën!
Si!
Pse!
Sikur!
Po sikur!
Pyetje të pafundme vërshonin lum
S`di ç`përgjigje prisja nga çastet e mia
Kur përgjigjet e sikureve…
…..ì kisha unë.!
Ua mora hakun viteve të mia
I lashë pa gjum..
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66