I ftuar në emisionin “Real People” në Euronews Albania këtë të shtunë ishte një usta i quajtur Meti, i cili merret me patinime dhe lyerje. Ajo që e bën të veçantë Metin është mosha e tij. Edhe pse 72-vjeç, ai nuk rresht së punuari dhe shprehet se këtë do ta bëjë sa kohë të ketë fuqi.
Meti thotë në intervistën më gazetarin Flor Gjini, se së shpejti do të shkojë në Gjermani ta ushtrojë dhe aty profesionin e tij.
“Bojaxhi për mua është kot, është o fen du ese. Ndërsa usta është në rregull. Një patinim i mirë nuk duhet të jap dritëhije dhe të ketë valëzim. Drita anësore është skaner. Kam 32 vjet që merrem me këtë zanat.
Patinim, aty e çaj unë profesionin. Kam punuar në Itali në Firence, në objekte të vjetra restaurime. Aty kam punuar dhe murator dhe suvaxhi. Vepra më e vështirë janë restaurimet në gurë. Të nxjerrësh gurin e pastër.
Pas Italisë kam qenë në Greqi dhe Francë. Tani pres mos iki për Gjermani për të punuar aty. Janë çuna të rinj që duan të më marrim. Jam 72 vjeç dhe do të vazhdoj të punoj”, tha Meti.
//
Rushan Bajrami
Ju po të keni fatin të kaloni në shtetet gjermanfolëse(Gjermani, Austri, Zvicër) në këtë moshë që keni vetëm mundë që t’ju rehabilitojnë në ndonjë qendër sociale ku ju jepet kafshata e gojës dhe aty kaloni ditët e mbetura të pleqërisë!
Jakup Ademi
Ku po don me shkue ki 72 vjet shka me punue kancelari te merkeli a
Muhamet Hote
Ta beftë zoti mbar🙏
Nexhbedin Sinani
Nese njeriu eshte me shendet dhe ndjehet mire atehere pse mos te punoje!Respekte per Ju zotri!
Aleko Gjoka
Pse po prete???!
Kush po te pengon???!
Pse nuk ke ikur???!
Je kujtuare me vonese!!!
Megjithe ate kur nuk eshte vone cdo njeri kohen e ka perpara vecse duhet optimizem!?!?!?
Alban Bahtiri
Nisu per Zvicerr pak ma let e mer penzin per 2 jave
Donka Ahmeti
Ishin tu e pritë gjermant 😂😂
Alban Robelli
O migj ty tpaska ik dhia mo edhe pa pare mi thon po punoj nuk tmer gjermania😂
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66