Tybe, nuk është Putini i vërtetë që shkoi në vijat e frontit ne Mariupol!
Këtë punë e kanë të njohur edhe shërbimi ukrainas dhe ai ndërkombëtar!
Liza Beqaj
///
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vizituar qytetin ukrainas që ushtria e tij e ka shkatërruar prej 24 shkurtit. Ai shkoi në Mariupol me veturë për ta parë gjendjen atje nën sigurinë e trupave ruse.
Siç raportoi BBC-ja të dielën, Putini shkoi në sallën e koncerteve dhe në kompleksin e ri, të ndërtuar nga Rusia.
Këtë vizitë, kryetari i Mariupolit që gjendet në ekzil, Vadym Boychenko, e quajti të qëllimshme.
“Duhet të kuptojmë se Mariupoli është vend simbolik për Putinin, për shkak të tërbimit që ai shkaktoi atje. Asnjë qytet tjetër nuk u shkatërrua kështu. Asnjë qytet nuk ishte nën rrethim për kaq kohë. Asnjë qytet nuk iu nënshtrua bombardimit të qëllimshëm si Mariupoli”, tha ai.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66