MALL PA EMËR
E paskam sot një mall pa emër
Që ky fllad vjeshte ma përkund mbi fletë
Valëzime dehëse l’kundin këmishën e vjetër
E malli rritet sa një jetë!
Vështirë t’i gjej një emër këtij malli
Që copëzën e qiellit ma shpon si shigjetë.
Ma lodh shpirtin ky mall pa emër
Më mpak frymën e qerpikët m’i lag
S’di n’është rishtar, a vegim i hershëm
Shkëmbinjëve të shpirtit më ngrihet dallgë!
Bëj ta largoj, i hap dritaren
Kur dal në derë, e gjej në prag…!
Lola Shehi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66