Një gol i Mattia Zaccagni vendos derbin e kryeqytetit italian me Lazion që triumfon në “Olimpico” përballë Romës. Në një ndeshje shumë emocionuese është Sarri me të besuarit e tij që festojnë dhe marrin tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për një vend në zonën Champions.
Roma tradhtohet nga mbrojtësi Roger Ibanez që bën dy ndërhyrje të gabuara brenda 32 minutave dhe detyron gjyqtarin e takimit ta largojë nga fusha e lojës me karton të kuq.
Roma mbetet me 10 lojtarë dhe Lazio përpiqet të përfitojë nga epërsia numerike në fushë, por pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.
Në pjesën e dytë Lazio ka më shumë besim dhe në minutën e 65-të është Zaccagni që mposht portierin Rui Patricio duke çuar më pas topin në rrjetë.
Tre pikë shumë të rëndësishme për skuadrën e Sarrit që merr provizorisht vendin e dytë, me 52 pikë, në pritje të supersfidës Inter-Juventus. Roma ndërkohë mbetet në vendin e pestë me 47 pikë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66