Abdulla Mehmeti, AKADEMIK
REPUBLIKAT FANTOME TË RUSISË DHE SERBISË, STRATEGJI E HERSHME EKSPANSIONISTE SLLAVE-ORTODOKSE
Krijimi i republikave fantome nga Rusia, përmes Serbisë dhe Greqisë, ka filluar në Ballkan, në fillim dhe në fund të shek. XX, për të vazhduar në shtetet fqinje të saj, në shek. XXI.
Së pari janë krijuar partitë politike ruse me mercenarë vendës, me mbështetje edhe të kishave ortodokse greke dhe sllave,* mandej janë sajuar (shpikur) republikat fantome serbe dhe ruse në territore të huaja, në shtetet fqinje të tyre.
Rusia ka krijuar republika klandestine (ilegale) së pari territoret shqiptare në Gadishullin e Ilirisë (Ballkan), me ndihmën e shteteve satelite të saj, Serbisë dhe Greqisë, që nga fillimi i shek. XX.
Më vonë edhe në republikat e ish-Federatës së Jugosllavisë, pas pavarësimit të tyre, në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoni (1991-1995) dhe më vonë, në fund të shek. XX.
Sipas përvojës në shtetet ballkanike të saj, në bashkëpunim me Serbinë dhe Greqinë, këtë strategji Rusia e ka vazhduar edhe në territoret e shteteve fqinje të saj, në Gjeorgji, Azerbajxhan dhe sidomos në Ukrainë, në fillim të shek. XXI.
Janë tepër simbolike edhe datat (vitet) e krijimit të këtyre republikave fantome nga Rusia, duke filluar në Ballkan më 1914, me republikën fantome “Epiri Verior”, dhe pas një shekulli, më 2014 duke vazhduar në territoret e shtetit të Ukrainës, me 3 republikat fantome ruse-ortodokse, në Krime dhe rajonin e Donbasit (Donetsk e Lugansk) ku edhe sot nuk ka më tepër se 1/3 banorë kolonialistë rusë se sa banorë vendës (autoktonë) kryesisht me prejardhje pellazge-ilire-trake (të racës së bardhë ariane, jo të racës së verdhë mongole). Harta e ndarjes së racave mes popujve evropianë dhe aziatikë kalon në rrjedhën e lumit Vollga.
* Për krijimin e “Republikës së Shtatë Ishujve”, shek. XIX, në trojet shqiptare dhe krijimin e principatave fantome serbe në territorin e Ukrainës, nga Rusia cariste, që në shek. XVIII, do të bëjmë fjalë në shkrimet tona të veçanta”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66