Bayerni Munich bie në “Bay Arena” përballë Bayer Levekusenit dhe i lë vendin e parë Borussias së Dortmundit. Bavarezët, edhe pse kaluan të parët në epërsi në pjesën e parë, pësuan dy gola gjatë 45 minutave të dyta, duke pësuar humbjen e tretë sezonale.
Joshua Kimmich e çoi topin në rrjetë në minutën e 22-të, pasi u asistua nga Goretza në qendër të zonës.
Në të 55-tën, Palacios realizoi nga pika e bardhë, pas gjyqtari akordoi penallti për vendësit pasi pa pamjet në sistemin VAR.E njëjta situatë edhe në minutën e 73-të dhe sërish Palacios nuk gaboi nga 11 metra largësi.
Bayerni u mundua me të gjitha mënyrat për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por pa rezultat.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66