Manchester United nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Crystal Palace në sfidën e prapambetur të javës së 7-të. Djajtë e Kuq humbën një mundësi të artë për t’u ngjitur në vendin e dytë në renditje.
United kaloi e para në avantazh me një gol të Bruno Fernandes në fund të pjesës së parë, ku përfitoi nga asisti i Christian Eriksen. Atëherë kur pritej vërshëllima e fundit, Michael Olise realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit.
Një barazim që lë shijen e një humbjeje te “Djajtë e Kuq” që ishin drejt marrjes së fitores së 10-të radhazi. Me pikën e marrë në ‘Selhurst Park’, United parakalon në renditje Newcastle teksa ngjitet në kuotën e 39 pikëve. Nga ana tjetër, Crystal Palace ngjitet në kuotën e 23 pikëve në vendin e 12-të.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66