Remzi Mustafi-Babuli:”Do të ketë krizë më të madhe ekonomike në vitin 2023”
Magnum Trans, Remzi Mustafi-Babuli thotë:
“Për të gjithë është e kuptueshme se kjo është krizë ekonomike botërore!Kujtoj se kjo krizë do të ketë pasoja të mëdha gjeopolitike!
Kriza ekonomike financiare shihet, vlerësohet që nga nisma e vitit të ri; realisht nismat katastrofale ekonomike burimin e kanë në konfliktin Rusi-Ukrainë!Me këtë situatë sigurisht se po përballen edhe shtet më të fuqishme në botë, përfshi këtu Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën etj.
Tani për tani, askush nuk e vë në dyshim faktin se po përballemi me krizën më të madhe ekonomike-financiare ndërkombëtare!Por, vlerësoj se ky vit, pra viti 2023 do të jetë më i rëndë se viti 2022!Këtë krizë mund ta ndalojë lufta në Ukrainë dhe një përgjigje e përbashkët globale në botë!
Kam bindjen se, jo vetëm në Maqedoni dhe në shqiptari, por në mbarë botën nuk ka as fuqi, as vendosmëri të duhur për ta fituar luftën kundër çmimeve!
Çka do të ndodh, askush nuk mund ta thotë të vërtetën, të gjithë janë në pritje se çka do të ndodh me këtë krizë trishtuese në botë, thotë themeluesi i Ndërmarrjes Gjigante në Gostivar, Magnum Trans, z. Remzi Mustfai-Babuli!
Bisedoi:Shefqet MANI
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66