Nazim Qehaja-
ÇUDIRAT E NJË MILETI, ATY KU PUNA E MJEKUT VLERËSOHET DHE GJYKOHET NGA INJORANCA, NGA GAZETARËT, POLICIA DHE NGA PROKURORËT!
Mos e le pa e lexuar, është për ty!
Mjeku ka një përcaktim të vetëm, dëshirën për ta ndihmuar jetën, duke luftuar sëmurjën, me njohuritë e tij të përfituara gjatë shkollimit dhe gjatë punës.
Por, në këtë punë, a mund të ketë dështime të padëshiruara? Po, pa asnjë dyshim. Por a duhet akuzuar dhe dënuar? Jo, sepse dështime të tilla, të padëshiruara, kur nuk është në pyetje interesi, ndodhin gjithkund dhe në çdo punë, aq më tepër në mjekësi, aty ku 1+1, kurrë nuk bëjnë dy!
Lexues të nderuar!
Ju sjell një qasje mjekësore, për ju shumë interesante.
Shumica e vdekjeve nga spitalet, jo vetëm tek ne, dalin me diagnozën “Cardia arrest – Pushim i zemrës”! Diagnozë qesharake apo jo, sepse pa u ndalur zemra, vdekje nuk ka!
Çdo vdekje ka një shkak kryesor, në të cilin lidhen dhe komplikimet tjera.
E vetmja mënyrë e verifikimit të shkaqeve të vdekjes është Autopsia ose hapje e kufomës. Me këtë metodë përcaktohet shkaku direkt i vdekjes, me të gjitha komplikimet sekundare të saj. Njëkohësisht, vlerësohët dhe diagnoza edhe trajtimi, nëse kanë qenë adekuate. Vlerësohen gjithashtu edhe dështimet eventual diagnostike dhe terapeutike. Të gjitha këto, jo për ta ndëshkuar mjekun dhe klinikën, por për të krijuar njohuri, që në të ardhmën, në të sëmuar me sëmurje identike, dështimet dhe lëshimet eventuale të mos përseritën.
Lexues të nderuar!
Publikimi i rastit të fundit, para verifikimit të shkakut të vdekjes, nëse ishte i lidhur me operacionin apo me kujdesin postoperator dhe para vlerësimit të indikacioneve dhe kundërindikacioneve, obligim ky i bordit të kardiokirurgëve, jo i drejtorit, aspak i policisë dhe prokurorisë, është vepër antinjerëzore dhe antimjekësore, aq më parë, duke shpresuar se familja ka qenë e njohur dhe është pajtuar me rrezikun e operacionit.
Në rastin konkret, dyshimi për dështim profesional nuk vjen nga familja, por nga dikush brënda klinikës, tregues ky i cili flet për konflikt kolegial, apo për një qëllim – degradimin e shëndetit publik, në interes të spitaleve private, veprim ky i vetëm, i cili tani për tani duhet të hulumtohet nga të quajturat prokurori!
Lexo në vijim pse Autopsia duhet të aplikohet në çdo rast të vdekjeve klinike, kompetencë e patologjisë, jo e mjekësisë ligjore, siç është tani, duke u vepruar!.
E para autopsia nuk ka asnjë qëllim akuzues dhe ndëshkues.
E dyta, në autopsi, mjeku klinicist, duke marrë pjesë në autopsi, e vlerëson dhe e gjykon vetveten.
E treta, rastet me interes klinik përzgjidhen për trajtim publik, në të quajturat konferenca kliniko-patologjik, në të cilat marrin pjesë mjekë klinicist nga të gjitha lëmitë mjekësore, studentë dhe në rendin e parë familjartë.
Në këto konferenca trajtohen publikisht procedurat diagnostike dhe terapeutike për rastin konkret, duke përfunduar me konkluzionet nësë ato ishin adekuate. Këtu askush nuk akuzohet as nuk dënohet, ngase, qëllimi është, siç u tha më lartë, të mësohemi nga gabimet, që ato kurrë më, të mos përseriten.
Në çdo rast, edhe Familja, është e respektuar dhe e nderuar me përkushtimin profesional publik e të sinqert që i bëhët anëtarit të tyre.
Pas këtij shkrimi, shpresoj se do ta kuptoni, sa të turpshëm. të çuditshëm, e sa largë jemi”.
VIDEOLINK
https://www.facebook.com/100004683483446/videos/880546103267202/
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66