Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një mjek ka ndërruar jetë teksa ishte në shërbim.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në spitalin e Pejës, ku mjeku specialit Reshat Emra ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Lajmin për vdekjen e mjekut e ka dhënë spitali, ndërsa jep detaje nga ngjarja e rëndë.
//
Njoftim mortor!
Te tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e Mjekut tonë Specialist Dr.Reshat Emra.
Vdekja nga Infarkti Dr.Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar.
Shumë netë pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve.
Në situat të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja.
I paharruar do të jetë gjithmonë kujtimi për ju Dr.Reshat Emra.
Pusho i qetë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66