Blerim Latifi
“Viti 1990.
Kosova ndodhet nën terrorin shtetëror serb. Qindra shqiptarë vriten e plagosen gjatë demonstratave të dimrit. Autonomia është hequr me dhunë policore. Krejt institucionet janë vënë nën kontrollin e Beogradit. Republikat tjera jugosllave bëjnë sikur nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. Edhe bota nuk i merr fort seriozisht lajmet nga Kosova.
Me përjashtim të një rasti: në gusht një delegacion i Senatit Amerikan vjen në Kosovë për të parë gjendjen në Kosovë. Ajo vizitë përjetohet si një dritë shprese për Kosovën e vetmuar përballë agresionit serb. Gjashtë muaj më vonë fillon Lufta e Gjirit Persik midis SHBA’s dhe Irakut të Sadam Hyseinit.
Nëpër çajtoret e Kosovës shpërthen solidariteti me Irakun. Shqiptarët kokëshkretë duan që Sadami ta fitojë luftën. I tmerruar nga ky budallallëk masiv, Ibrahim Rugova e fillon politikën e amerikanizimit të mendjeve e shpirtrave në një shoqëri jugosllavo-anadollake.
Kam menduar se ky lloj budallallëku antiamerikan ka marrë fund përgjithmonë në vitin 1999. Tani nuk jam i sigurtë se kam pasur të drejtë”
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66