ODA ME DY KIBLA
-Anekdotë-
Në një odë në Dukagjin kishin qenë duke bërë muhabet për partitë politike, qysh janë duke u kritikuar mes vete, e po e hasmojnë popullin.
Dikur e merr fjalën një plak e po u thotë:
-Ish kanë shku njani mysafir. Nuk e gjan aty t’zotin e shpisë, po nji djalë t’ri. Dikur, merr avdes mysafiri e po e vetë atë djalin: -Kah asht kiblja, se po du me u falë?
I kallëzon ai djali, e ky çohet me e falë akshamin. Masi lidhet n’namaz, hin edhe ni mysafir tjetër. Ai, edhe pse e pa këtë tu’ u falë, i drejtohet djalit e i thotë: Kah asht kiblja, se po du m’e falë akshamin edhe unë?
Djali ish kanë i meçëm, e drejton n’anën tjetër.
Kur hin n’odë i zoti i shpisë e i sheh ata tuj u falë, në drejtime të kundërta, e i thotë djalit: – Çka u ba kështu?
Djali i kallëzon babës qysh e kanë vetë, edhe qysh u ka thanë ky.
Atëherë plaku i thotë të birit: – E, more bir, na shqiptarët për inati t’njani-tjetrit, kurrë nuk jemi rreshtu me ni drejtim!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66