Mos i ngatërojmë punët, reportazhi nuk është as poezi, as poemë lirike-epike!
Shefqet MANI-
Në gazetari, në letërsi reportazhi është informim ku kryqëzohet objektiviteti, është raport faktografik për një vend, për një ndodhi në hapësirë dhe në kohë!
Në këtë rrugë, në këtë detyrë për kriter duhet të kesh objektivitetin, të vërtetën dhe këto ngjarje e duan, e kërkojnë fjalën e një tregimtareje, tregimtari me koncept të pasur figurativ dhe artistik!
Ky koncept, kjo regull në kuptim të parë mund të duket shumë e thjeshtë, por nuk është ashtu, sepse veç argumenteve këtu kërkohet edhe një thes me ide dhe me ndjenja figurative-letrare!
Reportazhi kërkon fakte, kërkon bashkëpunim të përgjegjshëm, debat të frytshëm dhe për argument parapëlqen mendimin ndryshe, krejt me idenë se si të thuhet e vërteta për një ngjarje të përjetuar!
Shkrimtari, gazetari nuk guxojnë të krijojnë skena të rreme, ngase në këtë mënyrë mund të krijosh huti të bujshme në opinion!
Kështu, nëse rrëshqet, nëse gabon, nëse trillon…, në shtetet e qytetëruara mund të hetohesh, mund të përfundosh në gjykatë!
Prandaj, gjatë një reportazhe, hap sytë dhe sjell fakte nga natyra e përjetuar e njerëzve në një vend, në një ngjarje, në një lajm!
Ky është obligim profesional për të gjithë ata që marrin për sipër të ndërtojnë një reportazh!Ata-ato që bëjnë personazhe duhet të kuptojnë një gjë se, faktet janë mbi të gjithë, faktet janë më shumë se të shenjta!
Të merremi vesh, reportazhi detyrimisht të ndërtohet edhe mbi parime të arsyeshme, të kuptueshme dhe mbi parime të balansuara!
Andaj, thirr vetëdijen, konsulto faktin, lidh fortë zinxhirin e ngjarjes dhe mos u ndal, vazhdo drejt qëllimit të caktuar!
Ta zëmë, nëse rastësisht të kanë kapluar paragjykimet, atëherë vazhdo dhe pasuro lajmin, krasit të pavërtetat dhe nxjerr në opinion, në dritë rëndësinë profesionalizmit!
Mos i ngatërojmë punët, reportazhi nuk është as poezi, as poemë lirike-epike!
…
Kuptimi i fjalës reportazh
reportázh,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) shkrim publicistik për veprimtari, ngjarje etj. nga jeta e përditshme, të cilat gazetari, shkrimtari i ka parë vetë.REPORTAZH m.
Gjini letrare e publicistikës, që pasqyron punën a veprimtarinë në një fushë ose ngjarje nga jeta e përditshme, të cilat gazetari i ka parë vetë. Reportazh i gjatë (i shkurtër). Reportazh letrar. Reportazh për gazetën (për radion, për televizionin). Titulli i një reportazhi. Shkruaj (bëj, botoj) një reportazh.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66