Sali Bytyqi
Me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Sabahajdin Cenës, iu shpreh ngushëllimet e mia familjes së profesorit, të afërmve dhe miqve të tij, si dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.
Profesor Sabahajdin Cenën një jetë të tërë e kam njohur. E kam njohur si profesor para se të më jepte mësim, pastaj e kam njohur gjatë kohës kur më ka dhënë mësim për dy vite rresht, dy vitet e fundit të gjimnazit, 79-80 dhe 80-81, vite të stuhishme, në të cilat një fjalë goje mund t’ia ndërronte krejt jetën njeriut… Jam takuar edhe pas kësaj kohe me të e deri në kohën kur u sëmur, rrallë, por me mall.
Jo rrallë jemi pajtuar, kishte momente kur edhe nuk pajtoheshim, por që kemi mbetur miq, pa marrë parasysh diferencën e moshës që na ndante. Kishte njohuri enciklopedike për shumë fusha, si dhe ishte një orator i veçantë, veti e rrallë kjo e njerëzve tanë të rritur në tirani familjare, shoqërore e shtetërore. Ishte njeri i fjalës dhe i kishte hije fjala kur e thoshte. Kujtimet janë të shumta, ato mbetet të thuren ma vonë, ndërsa me dinjitet ta përcjellim profesorin në strehën e fundit.
Lavdi i qoftë jetës dhe veprës së profesorit Sabahajdin Cena! I qoftë i lehtë dheu i atdheut dhe i paharruar kujtimi për të!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66