“Diplomaci shqiptare me Serbi nuk mundet, forca po, forca mundet!”
Shefqet MANI-
“Nuk është shumë larg ajo kohë kur “diplomacia e nëntokës” në bashkëpunim me pushtete shqiptare në Shypni, në Kosovë dhe me mbështetje të pushtetit shqiptar në Maqedoni punuan për gjatë kohë në planin e tyre të përbashkët, plan ky që kërkonte shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ky plan për një kohë të gjatë kishte qarkulluar nëpër kancelartitë amerikane dhe evropiane!Dhe, dhe ky “pazar” një ditë nxorri krye, si të thuash u bë publik; për këto “bisedime të fshehta” folën edhe diplomatët e huaj në Amerikë dhe në Bshkimin Evropian!
Në këtë katrahurë jo pak të rrezikshme mund të kishte pasë plane edhe përtej këtij plani; ishte shumë e vështirë që të besohen ideatorët e këtyre punëve, pikërisht ishte shumë e vështirë që të besohej diplomacia “e nëntokës” që vepronte në Bashkimin Evropian dhe që ndikohej nga shërbimet sekrete franceze!
Ashtu, kështu, në këtë lojë ishin të implikuar dy personazhët e kohës, koka të politikës shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, konkretisht thuheshte se avangarda e këtyre punëve është Edvin Kristaq Rama dhe Hashim Thaçi; në koordinatë të ngushtë me të pajtueshmit e këtij plani qëndronte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq!
Pse u ndalua, pse i’u tha ndal këtij plani?
Kush e ndaloi këtë plan, Tirana, Prishtina, Beogradi, Franca, Gjermania ose Amerika?
Përgjigje të saktë në këtë pyetje nuk kishte dje, nuk ka dhe sot!
Por, pse ky plan ishte, pse ky plan vazhdon të jetë shumë i rrezikshëm?
Pse, sepse Serbia me këtë ide do t’i vënte flakën planit të propozuar për shkëmbim të territoreve dhe në start do të kërkonte shumë e më shumë; pas kësaj Serbia do të kërkonte ndarjen definitive të Kosovës dhe me idenë e tyre, me pjesën tjetër mund të bëni çka të doni, mund me ia bashku Shypnisë!
Kjo ide qarkulloi edhe në Akademinë e Shkencave të Serbisë, ndonëse Akademitë Shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë nuk iu qasën kësaj pune, nuk iu qasën sepse nuk kishte kush të merret me këtë punë shumë specifike dhe të rëndë!
Nga këtu shkojmë në vitin 2004, në një ngjarje “reale dhe të mundëshme”, në një moment ekstrem, në një moment “pajtues” mes Vuçiçit-Ramës dhe Thaçit…, po, po thanë, është koha që të ndahet Kosova, po thanë, ndarja e Kosovës është interes i stabilitetit të rajonit në Ballkan!
Atëherë, sikurse tani diplomacia amerikane dhe ajo evropiane e hoqi nga shqetësimi “gjenocidin serb” në Kosovë dhe hapur u pozicionua në anën e Serbisë!Kujtojmë këtu Grenellin dhe deklaratat e tij shumë antishqiptare dhe proserbe, kujtojmë sot opinionin e Escobar pro qëndrimeve dhe politikës serbe dhe në disfavor të politikës në Kosovë!Grenell, ngjajshëm dhe Escobar kërkojnë autonomi për 2% serbë në Kosovë!
Realisht, shqiptarët në Ballkan dhe në botë po befasohen me politikën amerikane…, kohë më parë i tmerroi Grenelli, i kërcënoi Grenelli me marrjen e pushtetit dhe vënien e sundimit të tyre kur të duan në Prishtinë…, të njëjtën punë, por në formën më ekstreme po e bën Escobar!
Ata thonë, po ne jemi për autonomi të serbëve në Kosovë dhe në fund të kësaj ata thonë.. pikë!
Situata në Kosovë është e brishtë! Numër i madh i njerëzve të shëbimit sekret serb veprojnë në Kosovë!Opozita shqiptare në Kosovë është e interesuar që me çdo kusht ta fitoj pushtetin pa vota!Ajo është e gatshme të nënshkruaj “Zajednicën”, sepse ata po thonë se kështu po thotë Amerika!
Realisht, opozita në Kosovë njeh vetëm pushtetin, se çka bëhet nesër me fatin e Kosovës nuk ju intereson fare!
Medalja tjetër dhe shumë shqetësuese është se, Serbisë dhe as diplomacisë amerikane dhe evropiane nuk mund t’i zëshë në gojë “Zajednicë” të shqiptarëve në Luginë të Preshëvës!Nuk mundesh, sepse ata t’i hapin sytë dhe kërcejnë nga këtu-atje!Befasohen, tmerrohen nga këto kërkesa….realisht, sipas tyre të drejtë për “Zajednicë” kanë vetëm serbët në këto hapësira, pak ka rëndësi sa serb ka në Kosovë, ka 5, 2, 1%, kjo punë me çdo kusht duhet të bëhet thonë ata!
Po i lëmë këto muhabete, por një ditë, s’di kur do të jetë ajo ditë, shqiptarët dhe serbët, a do të duhet ta shënojnë kufirin mes tyre?!
Nëse duhet, kush është ajo diplomaci shqiptare që do të merret vesh me logjikën parahistorike serbe në Ballkan?
Diplomaci nuk mundet, forca po, forca mundet!”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66