Nga Ajete PAVATA
Në bjeshkë të Strellcit!
“Nëse bjeshkët kanë krah, atëherë Bjeshka e Strellcit dallon nga të gjitha bjeshkët e botës!Por, në të vërtetë çka e dallon Bjeshkën e Strellcit?
Bjeshka e Strellcit ka flladin e borës, e ka bukurinë e agimit, e ka shijen e fluturimit të dallëndyshes!
Pranvera, vera në Bjeshkët e Strellcit është sikur sytë e Zotit, janë si dy xhevahirë të madhështisë shpirtërore, janë rrjedhë e lumit më të pastër të Parajsës!
Shtrirja e Bjeshkëve të Strellcit është sikurse dita e ndritshme, është sikurse muzgu n’përqafim me rrezet e diellit…, në këtë bjeshkë edhe ëndrrat janë më të bukura, ndonëse bukuritë natyrore që na i fali Nëna Natyrë janë shkëlqim përjetësie, janë forcë guximi, janë fisnikëri në sytë e botës shqiptare!
Me fjalë është shumë vështirë të përshkruhet vezullimi i qiellit në verë të Bjeshkës së Strellcit!Fuqia shpirtërore e kësaj bjeshke shqiptare nuk ka një kufi hije, drite dhe shpirti!
Bjeshka e Strellcit është dhuratë Perendie në çdo epoke të gjallë shqiptare!Këtu horizonti është i çuditshëm, lugjet e gjalla kanë një shtrirje të përhapur përgjatë shekujve!
Ndërkaq, kujtimet e së kaluarës na ndjekin pas!Bekimi, lavdia, çastet më të bukura të jetës kanë mbetur gjallë thellë e më thellë në zemrat tona!
FOTOGALERI
Një lule që buzëqesh, pastaj shumë lule të bukura e të buta!
Një ëndërr e lumtur, pastaj një besim, një besim i fortë!
Një parajsë, pastaj një bekim i ëmbël dhe i pastër!
Një mendim, një vepër Zoti, një fuqi malli!
Një ndjenjë shumë e thellë, pastaj një planetë e ndritshme!
Një mëngjes i bukur, një natë me hënë të plotë!Një zemër e lumtur, një ujëvarë vargjesh, Bjeshka e Strellcit!
//
Dhe për të gjithë JU një këngë çasti!
VIDEOLINKU
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66