Kryetari i Komunës së Bogovinës,Besnik EMSHIU:
“Karvani i takimeve të kryetarit të BDI z. Ali Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtor Artan Grubi Faton Ahmeti Naser Nuredini Jeton Shaqiri Fatmir Besimi Bekim Rexhepi Agim Nuhiu Kreshnik Bekteshi Bedri Fazliu – Faqja zyrtare Ismail Jahoski Fisnike Bekteshi Shaqiri Merita Mustafai sonte ndaloi në komunën tonën dhe unë kisha kënaqësinë që të mirëpres rilindasin e fundit të kombit shqiptar bashkë me qytetarët e komunës së Bogovinës.
Rruga të cilëm e kemi nisur drejt Europës nuk është e lehtë, është plotë sfida por ne bashkë do i’a dalim vetëm me punë. Mbi atë rrugë vlerash duhet të vazhdojmë hapërimin duke përmbushur një nga një obligimet e konsolidimit të vendit në frymën të cilën tashmë e promovojmë.
Me pak fjalë përcolla tek të pranishmit një pjesë të punëve që kemi bërë bashkë me pushtetin ekzekutiv dhe theksova se brenda një viti kemi bërë jo pak projekte.
Ne jemi ngritur në këmbë në kohën e duhur për të hequr të gjitha pengesat që rrezikojnë të ardhmen e fëmijëve tanë, për t’i bërë ballë çdo krize, për të punuar me sinqeritet për jetë më cilësore sepse Europa nuk kërkon vetëm fjalë, por edhe punë e projekte konkrete që shihen e preken.
Për një jetë më të mirë për gjithë banorët kemi vlerësuar se Europa është rruga jonë pa alternativë tjetër që do e arrijmë me punë të sinqertë!
Më shumë linku… Besnik Emshiu
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66