Shefqet MANI-
Kënga është dhuratë Perendie dhe artistët-këngëtar janë vlera me afinitete të larta kuptimi për artin, për poezinë, për këngën!
Çdo kohë është përjetim, është marrëdhënie shumë e ngushtë me përvojat e jetës, është frymëzim, është sfidë e përkthyer në poezi, në këngë, në jetë!
Dhe kënga dhe muzika brenda vetes kanë mesazhe, kanë histori interesante dhe serioze!
Kënga është ndjenjë, është teatër, është skenë me shumë kombinatorika…, dhe, pikërisht kënga e Adelina Ismailit, këngë e kënduar shumë herët (20 vite më parë) është interesante, është reflektuese dhe kombinuese!
Teksti ndërton themelin teorik, melodia është kombinuese, ndonëse teatri, skena na sjellë një imazh të përpunuar në rrethana të caktuara, në kohë të caktuar!
Skenografia është në qendër të vëmendjes!Fillon me një disiplinë të fortë dhe më pastaj kalon në larmishmëri të teorisë dhe muzikës, si dy disiplina kyçe në këtë skenarë kënge.
Kështu, në një skenë kemi shumë ngjarje, kemi shumë kultura!Këtu takohen teksti dhe muzika me frymë aziatike, pastaj e gjithë ajo ngjarje bartet në Ballkan, pikërisht në zonat tona, në shtrirjen shqiptare në Kosovë, ku përfshihet dhe një krah tjetër nga zonat shqiptare, siç është Tetova, Kumanova….
Ky projekt nuk është pa skenar, nuk është pa teknikë kombinuese, nuk është pa algoritme, përkundrazi këtu takojmë melodinw e një bote tjetër karshi medeleve muzikore të botës tonë!
Tani, secili në kuptimin e vetë mund ta përshkruaj këtë projekt muzikor të udhëhequr nga këngëtarja, Adelina Ismaili!
Megjithatë, kjo këngë përsëri nuk i largohet gjeografisë shqiptare, duke filluar nga qytetet e Kosovës (Prizreni, Gjilani, Ferizaj dhe më pas për të kaluar në Kumanovë, Tertovë…,kjo është edhe teoria e muzikës në pjesën përbyllëse të këngës…
Pastaj, pjesa e parë ndërlidhet me traditën arabe, me agallëkun e hoxhallarëve, të cilët në ato zona femrën e shohin si objekt filmi ose si objekt argëtimi…, në skenë shihet “habia” tyre në momentin kur kënga kalon në fazën e “humbjes së mendjes”!
VIDEOMATERIALI
Pas 22 vitesh, çka thotë Adelina Ismaili për këtë projekt?
Në emision me Drilon Gashin, hoxhë!
VIDEOLINK
COMMENTS
besa h
Mbretëreshë je dhe, do mbetesh yll i Estradës Shqiptare 💎💕
Aidas Merz
Kengë shumë domethënëse; e pa arritshme Adelina, lum Shqiptaria qe të ka; të gjithë të duam shumë 🎶💎🌟🎶🌞🌹👍🎶❤👸🏼knofsh gjithë jetën 🤗🤗🤗🤗😍🔥🔥🔥🔥🔥🔥
Blerina N.
DIVA 👑 Mbretëreshë
je unike, je perfeksion
Krenaria jonë ⭐️
D. Demir
Mashalla ❤ dobra pesma, sellam od bošnjaka
wins wins
Qoftë beku populli dardan ❤
Hikmet Ziberi
Qysh moj Adelinë s’ke marre mu mbaru si hoxhë; nuk luhet në fenë e islamit zoti të ruajt 👍
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66