Shefqet MANI-
Le të kthehemi në retrospektivë, le të shkojmë 35 vite më parë, në vitin 1985, në Radio Televizionin e Prishtinës del në dritë një thesar i bukur kulturor dhe artistik, dalin në dritë këngët e traditës, këngë të vjetra nga Pollogu shqiptar!
Duke gjurmuar arkiva të moçme, ajo na ndihmon që të kujtojmë traditën tonë, t’i kujtojmë vlerat tona artistike të një kohe shumë të bujshme kulturore!
Në ato arkiva takojmë këngëtare e këngëtar të kohës, takojmë dy këngë të bukura të kënduara nga këngëtarja dhe artistja e asaj kohe, Ibadet Kamberi (Zeqiri) nga Gostivari i bukur, në një duet të harmonizuar me këngëtarë-artistë, vëllezërit Sejdiu nga Tetova!
Kur kënga e vjetër shqipe mbëriti në Radio Prishtinë, atëherë ishte një gëzim i madh, ndonëse sot është nostalgji e pakrahasueshme për këngëtaret e këngëtarët e asaj kohe Ibadet Kamberi (Zeqiri) dhe vëllezërit Sejdiu! Për atë kohë, këto këngë ishin top temë e kohës, ndonëse këto këngë edhe sot e kësaj dite e ruajnë aktualitetin e pakonkurueshëm kulturor dhe artistik të traditës!
Intonacioni, pastërtia e zërit melodit të këgëtares Ibadet Kamberi (Zeqiri) dhe vëllezërve Sejdiu është një fakt i pamohueshëm i kristalitetit të këngëve të vjetra shqipe!
Dhe tekstet dhe këngët janë pjesë e vargut të hiteve në atë kohë dhe në kohë të re!
Në atë kohë për rininë shqiptare në këto zona kjo natyrë e këngëve ishte një hit i madh i viteve 1980-1990. Koha e kërkon këngën, koha i kërkon artistet dhe artistët e këngës siç janë Ibadet Kamberi (Zeqiri) dhe vëllezërit Sejdiu!
Ajo kohë dhe ato ide në kohë për këngën shqipe ishin shumë domethënëse!Koncepti, realizimi, përkushtimi, përballja, sfida ngërtheheshin brenda emocioneve të thella të artistëve të këngës!
Këngëtarja Ibadet Kamberi (Zeqiri) ishte në moshë të re, nuk i mungonte as dëshira për të kënduar, por nuk i mungonte as natyrshmëria për ta kënduar kthjelltë dhe bukur këngën e kohës!
Në ato turbulenca jo të lehta për shqiptarët, vështirë që kishte forcë për ta ndaluar etjen për të kënduar, etjen për t’u ngritur, etjen për të vazhduar!
Tek artiste e artistë kënga ishte rrënjosur në thellësit më të ngrohta shpirtërore dhe emocionale!
Shëndet, suksese në jetë dhe në punë për këgëtaren e asaj kohe Ibadet Kamberi (Zeqiri) dhe për këngëtarët e asaj kohe dhe të ditëve tona, Jashar dhe Idajet Sejdiu!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66