Shefqet MANI-
Më 27 Janar, dita e premte, ora 18’00, në Galerinë e Arteve në Tetovë do të shpaloset ekspozita personale e piktorit të njohur nga Piroku i Tetovës, z.Abdurahim Sulimani-XHIMI!
Jetë dhe lule, e mbanë titullin kjo ekspozitë me vlera të natyrshme artistike!
Puna artistike e piktorit, e Xhimit i hap rrugë ndryshimit, meditimit dhe kritikës së artit në opinion.
Piktura është ngjarje, është jetë, është evokim i së kaluarës dhe të sotmes!
Kështu, bota e piktorit nuk lejon të harrohet e kaluara, ndonëse piktura bashkëkohore është në qendër të vëmendjes!
Në këtë rrugë e ka fjalën piktori dhe fusha vizuele e ngjyrave, e bukura, shpresa, buzëqeshja, lulet…!
Piktori, Xhimi, sigurisht se do të sjell preferencat e tij artistike, ndjenjat e tij krahasuese!
Ejani, të premten në Galerinë e Arteve në Tetovë, ju presin pikturat mahnitëse të piktorit nga Piroku i Tetovës, pikturat e artistit Xhimi!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66