Ndërmarrja Granit ING Grup-Ganit dhe mermer në Bogovinë të Tetovës
Shumë vite nga themelata e Ndërmarrjes “Granit ING Grup” në Bogovinë të Tetovës!
FAKTORËT E QËNDRUESHMËRISË DERI MË SOT!
-Ndërmarrja Granit ING Grup në Bogovinë të Tetovës
-Nisma e parë, para shumë vitesh karakterizohej me thjeshtësinë e saj, por me ide të mirëmenduara për të ardhur deri në ditët tona!
-Ditët dhe vitet e para parakalojnë përmes peripetishë jo të lehta;Granit ING Grup dhe drejtuesi i saj z.Hisa Ramadani mbijeton dhe hapëron me kohën, me kërkesat e kohës së re dhe nevojave të klientelës në një zinxhirë të gjatë, duke filluar nga qyteti i Tetovës, për të kaluar në fshatrat etnik shqiptarë: Reçicë, Kallnik, Pallçisht, Novakë, Sellcë, Kamjan, Sedllarcë, Bogovinë, Pirok, Gradec, Sanakos, Negotinë, Dobërdoll, Vrapçisht, më pastaj për të kaluar në qytetin e Gostivarit…dhe shumë më gjërë se kaq…
-Granit ING Grup është qendër strukturore, qendër me rregull dhe mbikqyrje në menaxhim të punëve! Këtu ka mirëqenie për të gjithë, për ata që dëshirojnë të projektojnë një ndërtesë, për ata që dëshirojnë të furnizohen me punime të ndryshme nga mermeri dhe graniti të përcjellur me trendet e reja dhe të qëndrueshme në kohë të re…
-Strategjia e punës në Granit ING Grup për përparësi ka cilësinë e materialit, do të thotë materiali që ofrohet është i garantuar dhe si gjithmonë nga drejtuesit mban vulën e vlerës, mjeshtërisë, të udhëzimit, të koonsultimit …
-Në Granit ING Grup ka hapësirë për tu konsultuar, ka hapësirë për të kërkuar ndihmë pune dhe ide se, si të hapërohet drejt finalizmit të një pune, të një projekti që ka të bëjë me granit dhe mermer…
-Produktet, prodhimet në Granit ING Grup për bazë kanë ndryshimin, idenë ndryshe nga të tjerët, llojllojshmërinë e prodhimit….
OPINION
Këtë epiqendër furnizuese e udhëheq z. Hisa Ramadani!
Kështu në bisedë të vazhdueshme me z.Hisa Ramadani diskutimet kryesore përherë janë fokusuan në zbatim të ngritjes, në zbatim të aksioneve dhe ligjeve me rregulla të standardizuara evropiane!
Ai thotë se për tu ngritur mbi parime të ekonomisë së shëndoshë të tregut, këtu dhe më gjërë kërkohet ti shpallet luftë informalitetit, ligjeve që nuk reflektojnë korrektësi për të gjithë njësoj në zhvillim të bizneseve në përgjithë!
Biznesi për z.Hisa Ramadanin shihet si formë prioritare në ngritje dhe zhvillim të shoqërisë tonë në përgjithësi.Qytetarët tanë, klientela e vlerëson çdo takim, çdo komunikim dhe bashkëbisedim për nevojat e tyre në fushë ndërtimi; shkëmbimi i mendime ose dhënia e ideve për shumë nevoja të interesit të tyre paraqet një lehtësi, një rrugëzgjidhje në kërkesat e tyre, thotë Hisa Ramadani nga Bogovina e Tetovës!
Këto rrugë, sipas z. Hisa Ramadani ende kërkojnë mekanizma të thjeshtësimit të procedurave tatimore nëpër doganat tona!Në këtë plan kërkohet edhe rritje të shkallës së informimit për bizneset në përgjithësi, gjithnjë me idenë që rregullat e një ekonomie stabile janë shumë të rëndësishme, janë faktor kyç në stimulimin dhe mbijetesën edhe për këtë kategori biznesi.
Qendrat me material cilësor të granitit dhe mermerit, si puna jonë thekson Hisa Ramadani janë të interesuara që klientelës mos ti mungoj asnjë model nga graniti dhe mermeri!
Viti i parë, sigurisht se nuk i ngjanë vitit të fundit!Trendet e bizneseve padiskutim se kanë shënuar ngritje, thotë z.Hisa Ramadani për të plotësuar faktin se, çdo biznes një vit mbrapa e konsideron si përvojë, trashëgimi, eksperiencë, traditë pune!
Hisa Ramadani:
Plot vite aktivitet në menaxhim të ndërmarrjes për granit dhe mermer mund të mos jenë as shumë e as pak, por janë të mjaftueshëm për të kuptuar se tanimë ky menaxhim në njëfarë forme ka krijuar një traditë në rrethin tonë dhe më gjërë!
Po mos të ishte kështu , do të ishte ndryshe dhe kjo punë do të kish ndjekur fatin e një shtrese të ndërmarrjeve në këtë shtet, të cilat janë mbyllur ende pa u hapur! Kjo rrugë kujtoj se nuk është rrugë e shtruar vetëm me lule; këtu kërkohet këmbëngulje për të qëndruar dhe për të vepruar!E them këtë nga fakti se përballë ke njerëz bashkëpunëtorë, pastaj për prioritet ke edhe materialin konkurues përballë njëri-tjetrit, sepse cilësitë e materialeve ndërtimore janë në listë konkuruese!Kur them në listë konkuruese dëshiroj të theksoj se në qendrën tonë furnizuese, por dhe më gjërë qarkullojnë materiale nga shumë shtete të Evropës, duke filluar nga Gjermania, Austria, Italia, Bullgaria, pastaj nga vendet e Ballkanit…
Në këto kohëra, në kohë krizash zhvillimi i ekonomisë dhe bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha sigurisht se kërkon mundësi të reja.
Gjatë opinionit të tij z.Hisa Ramadani përherë mbron qëndrim se situatat mund të kenë zgjidhje, madje mund të rezultojnë si përfituese nëse nga qendra të ndryshme në vend nuk vazhdon të kërcënohet liria e biznesit!Kjo që them sigurisht se koorespondon edhe me shtyllën tjetër problemore, e cila nuk mund të thuhet se nuk është e kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme nga kriza ekonomike në rajon dhe në botë!
Ligjet për zhvillim të biznesit ekzistojnë, por situata nuk mund të shkojë drejt përmirësimit nëse një ligj nuk është i barabartë për të gjithë, nëse një ligj nuk na bashkon të gjithëve në një pikë, do të thotë se nuk është i barasvlefshëm për të gjithë njësoj, pa dallim ngjyre, race, nacionaliteti këtu në Maqedoni!
Tregtia këtu duhet të veproj më lirshëm; tregu, infrastrukura në vend vetvetiu e ndjenë liberalizimin; liberalizimi i tregut sigurisht se sjell shumë përfitime jo vetëm në standardizim të çmimeve, por edhe në cilësinë e furnizimit në terren më të gjërë biznesi!
Ka ardhë një kohë kur klientela po bën krahasimin e çmimeve, e kërkon cilësinë por në anën tjetër nuk i konvendon çmimi ose vlen e kundërta, i pëlqen çmimi, por nuk e ka për shije cilësinë! Kështu, në këtë drejtim ne si qendër për granit dhe mermer po bëjmë punën tonë, mundohemi që ta orientojmë klientelën pas thënies “mirë dhe lirë”, që në fakt ju del se e vërteta në raste të caktuara është kjo, është çmimi më i lirë, realisht edhe cilësia është e pranueshme!
Një fakt shumë shqetësues sipas z.Hisa Ramadani është edhe përballja e shtresë të biznesit me konkurrencë të pandershme në tregun e ashtuquajtur të lirë, kur kjo konkurencë nuk luftohet, përkundrazi tolerohet nga institucionet shtetërore!
Megjithatë, me këto padrejtësi të shumta në terren, kështu si është ne mundohemi të bëjmë punën tonë!
Këtu na del fakti se disa punë shtetërore po ecin vet; ka rregullator të tregut, s’ka rregullator të tregut!
Kjo lloj klime biznesi tejet e padrejtë favorizohet nga veprime të padrejta apo mosveprimet e institucioneve shtetërore, me një qasje totalisht të pashembullt detyron bizneset në përgjithësi të përballen me vështirësi të vazhdueshme.
Kjo punë ndjehet, ndjehet sepse që në moshë të re jam përballur me konceptin e të kuptuarit se çka është puna!
Krijimi i një mjedisi të një konkurrence të ndershme midis bizneseve duhet të jetë objektivi primar në funksion dhe në interes të përfitimit shoqëror, thotë në fjalën e tij z. Hisa Ramadani”.
Shefqet MANI
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66