10 Dhjetor 2013
Me udhëheqësin e Restaurantit FLOARI në Bogovinë, z.Xhemalidin Ramadani
Cila është nisma e kësaj pune, cilat ishin fillimet?
Xhemalidin Ramadani: Fillimet gjithmonë janë të vështira; janë rrugë sakrificash, periudha rëniesh dhe ngritjesh.Kjo është e praktika e punëve dhe e bizneseve.
Me punë kemi filluar në vitin 2001. Me këtë punë është marrë edhe babai; dikur kishim ëmbëltore në Kroaci dhe në Slloveni, megjithkëtë ne familjarisht vendosëm që të kthehemi dhe të investojmë dhe të punojmë në vendlindje.
Do theksuar se sakrificat e babait (Aki Ramadani) kanë qenë të mëdha. Puna e palodhshme e tij, ka
qenë një nismë edhe për punën që ne bëjmë tani.
Si e vlerësoni biznesin familjar dhe udhëheqjen e punëve në një biznes në familje?
Xhemalidin Ramadani:Unë kam bindjen se bizneset familjare janë me perspektivë; me këtë formë të punës ka siguri dhe efikasitet në udhëheqje të punëve.
Punojmë bashkërisht me vëllaun (Nusret Ramadani), dhe djalin (Florent Ramadani).Mendoj se kemi gjetur gjuhën e përbashkët në këtë punë të përbashkët.
Këtu ja vlen të shtoj se, gjatë sezoneve kur agjenda është e ngjeshur e shtojmë edhe numrin e
punëtorëve, numër ky që në raste të caktuara arrinë deri në dyzet.
Kjo veprimtari kërkon shërbyes ose kuzhinier të përgatitur. Në këto raste krijojmë mundësi që edhe të
tjerët të punojnë në restaurantin tonë.
Bogovina është një zonë e madhe. Kjo punë në rrethin ku jeton sigurisht që kërkon strategji veprimi.
Si arrini ju ti menaxhoni punët?
Xhemalidin Ramadani:Synimi ynë është që të jemi në hap më trendet bashkëkohore, t’i ofrojmë
klientelës më të mirën, me qëllim që edhe ata të mbeten të kënaqur nga shërbimi ynë.
Në fillimet tona kishim një sallë prej 300 m2 dhe, qëllim ynë ishte plotësimi i kërkesave të klientelës; ne
arritëm që ta dyfishojmë kapacitetin dhe tani kemi sallën prej 600 m2. Nga viti 2011 funksionojmë me dy salla, njëra nga sallat është me dy nivele. Jemi munduar të ofrojmë kushte të mira, meqë jemi i vetmi sallon për dasma në Bogovinë.
Kjo punë ka dhe shtrirje më të gjerë të veprimit,do të thoja se puna na lidh edhe me zona tjera; kemi klientelë nga Radiovca, Tenova, Çellopeku dhe nga vendbanimet e Komunës së Bogovinës.
Nuk është e lehtë! Si arrini që të jeni në raporte të shëndosha me klientelën?
Xhemalidin Ramadani:Puna jonë na lidh me shumë njerëz.Ne gjithmonë mundohemi që të krijojmë raporte të shëndosha me të gjithë. Gjithmonë synojmë që të ofrojmë shërbime sa më kualitative duke përfshirë këtu ushqimin, pastërtinë, dhe mbi të gjitha korektësinë. Duhet që të përshtatesh
krejtësisht me rrethin, të mundohesh t’i kuptosh kërkesat e klientelës dhe në një farë mënyre të shëndrohesh në një urë kaluese; këtu duhet të merret parasysh edhe konkurenca e cila e luan
një rol dominues.
Ne jemi dëshmitarë të një krize ekonomike në vend. Qëndresa e juaj ndaj kësaj krize nuk ka qenë rastësi, ngase për të qëndruar duhet të kesh afinitete. Sa punoni në këtë drejtim, që të jeni më të veçantë?
Xhemalidin Ramadani:Ne gjithmonë mundohemi që të ofrojmë kualitet të lartë, si për ushqimin dhe për shërbimet të tjera.Mendoj që, kualiteti i lartë dhe shërbimi në nivel, janë dy komponentat kyesore për një mbarrëvajtje të mirë të punëve. Ekskluziviteti dhe veçantia të bën të ndryshëm nga të tjerët, të bën
pretendent dhe konkurrent në treg.
Sigurisht që në këtë kohë i keni parasysh lëvizjet e çmimeve. Sa jeni konkurues në këtë drejtim?
Xhemalidin Ramadani:Kur jemi tek çmimet, këtu vjen në shprehje transparenca.Mendoj se duhet të jemi sa më transparent me klientelën, ngase të gjithë i kanë të njohura çmimet si variojnë në këto zona.
Duhet të jemi sa më të arsyeshëm; nganjëherë nuk është me rëndësi edhe nëse humbim nga fitimi,por me rëndësi është që klientela të jetë e kënaqur dhe të mos ketë raste që ne ta refuzojmë klientin ose klienti të në refuzojë ne.
Sa është e vështirë kjo për ju?
Xhemalidin Ramadani:Veprimtaria jonë përveç dasmave përfshin edhe shumë organizme tjera: seminare, mbledhje, organizime në nivel komunal, për të cilat “ Floari” gjithmonë ka
dëshmuar se është një sallon ku shërbimi dhe kualiteti janë në nivel. Dëshiroj të vë theksin tek organizimet në nivel komunal. Komuna e Bogovinës dhe i pari i saj z. Hazbi Idrizi gjithmonë është përkujdesur dhe ka zgjedhur “Floarin.
Bashkëpunimi me komunën është në nivel dhe jemi shumë të kënaqur nga udhëheqësia e Komunës së
Bogovinës respektivisht nga kryetari, z. Hazbi Idrizi.
Na fol diçka për investimet?
Xhemalidin Ramadani:Gastronomia si veprimtari gjithmonë kërkon investim, investime të cilat nuk shihen, mirëpo janë të kushtueshme. Nëse nuk investohet, automatikisht të humb hapi i
punës.Prandaj, ne gjithmonë synojmë që të bëjmë investime, por investime me vend të cilat do të krijojnë efektivitet dhe efikasitet në punë.
Korektesa dhe klientët?
Xhemalidin Ramadani:Neve puna na lidh me shumë njerëz, dhe secili vjen me idenë e vet.Kemi kërkesa të ndryshme nga njerëz të ndryshëm; gjithmonë synojmë që t’i realizojmë ato kërkesa dhe të dy palët të mbeten të kënaqur.Dikush kërkon çmim më të lirë, dikush kërkon organizim ekskluziv. Ne mundohemi të jemi korrekt me të gjithë.
Sa i ndani punët në “FLOAR”?
Xhemaledin Ramadani:Babai është themeli i gjithë kësaj.Secili bën punën që i takon.
Diaspora dhe “Floari”?
Xhemaledin Ramadani:Diaspora është një faktor shumë i rëndësishmë në zhvillimin e bizneseve shqiptare në përgjithësi. Gjatë periudhës kur kthehet të mërguarit, është shumë e vërtetë se
agjenda e gjithë salloneve të dasmave ngarkohet, ngase në atë kohë më shumë organizohen manifestimet familjare.
Për fund?
Xhemalidin Ramadani:Parasëgjithash shëndet për të gjithë, pastaj punë, asgjë tjetër.
Shefqet MANI
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66