“Ukraina ka rrëzuar dy helikopterë sulmues rusë në vetëm tre minuta. Armët kundërajrore goditën Ka-52 Alligators në rajonin jugor të Khersonit dje në mbrëmje, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës.
Helikopteri sulmues njëvendsh që kushton 12 milionë paund është mbiquajtur Peshkaqeni i Zi dhe përshkruhet si “helikopteri më vdekjeprurës” i Rusisë. Sistemi i tij i menaxhimit të fushëbetejës e lejon të ndajë të dhëna me mjete të tjera fluturuese për të koordinuar operacionet e sulmit.
Pamjet vijnë disa javë pasi trupat ukrainase rrëzuan katër helikopterë rusë në 18 minuta. Ukraina hodhi po ashtu në erë një helikopter Mi-8 në Donetsk me anë të një rakete tokë-ajër”.
Kuptimi i fjalës terren
terrén,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t)
1. sipërfaqja e tokës; reliev; copë toke, truall: terrenet sportive (sport.).
2. kuptim i figurshëm; fushë veprimtarie a veprimi; mjedis: gjeti terren të përshtatshëm.
Sinonime / Të ngjashme
reliev | truall | mjedis
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66