Alban Çuli
“Nganjëherë politikanët gjermane me duken shumë naiv, ose emigrantët janë shumë të zgjuar.
U aprovua me konsensus të plotë Ligji i ri për Ndihmën Sociale (Bürgergeld) prej 502€/muaj + Banesa e paguar nga Shteti + Ndihma monetare për fëmijët (zakonisht 250€/muaj prej 2023) + ndihme suplementare për fëmijët, vlen edhe për ata që kanë në llogari bankare 50k.
CDU pasi e kishte kundërshtuar ligjin, përfundimisht pranoi konsensusin ku kishin ndryshuar vetëm shumën në llogari bankare, ku ishte 60k u bë 50k. Po ashtu vendosi si kusht dënime për ata që s’kërkojnë punë.
Të dyja kushtet e CDU janë qesharake, por kjo për kërkimin e punës është gallatë fare.
Zyra e punës gjënë punë sipas asaj që ti kërkon dhe ka çdo herë punë për profesionin që dëshiron.
Tani individi i papunë me gjithë këtë sasi ndihmash, mund të jetoj më mirë se individi i punësuar. Shtoi kësaj që shteti nuk ka mekanizëm që të ketë kontroll nëse i papuni do apo s’do të punojë.
Ja një metode se si i shpëton kontrollit që përdoret shpesh dhe nuk e ndalojnë dot këtë metodë.
Zyra e punës i gjenë robit një X punë. Sipas rregullit 6 mujori i parë është provë (e paguar), që do të thotë se punëdhënësi ka të drejtë të të heqë nga puna kur të dojë.
Tani çfarë bëjnë robt që janë mësu me jetu me Social? Shkojnë në punë dhe s’bëjnë punë fare, ose më mirë i prishin punë kompanise/firmës. Kështu që punëdhënësi brenda javës e heq nga puna.
Dhe vazhdon avazi….
Semafor shtet”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66