“Një video jashtëzakonisht shqetësuese e ka postuar Kaltrinë Zeneli, aktore e njohur e Kosovës.
Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duken të jenë infermiere.
Ajo nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti dhe në çfarë kohe.Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që të mbrojë veten.
Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) tjera të cilat nuk duken në video.Një rast i rëndë dhune fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë.Aty shihet se si një nga punonjëset e sulmon një grua të moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.
Znj. Zeneli i ka thënë Nacionales se vendi ku ka ndodhur ky rast është në Shtëpinë e të Moshuarve të quajtur “Orenda” në Pejë”.
“Aurona Pela është e dyshuara që e sulmoi një grua të moshuar në Pejë.Rasti në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë ka ndodhur gjatë ditëve të fundit.
Lidhur me rastin Policia ka arrestuar dy të dyshuara, kurse tash së fundmi është publikuar një fotografi e Pelajt.Fotoja është shpërndarë në rrjetet sociale”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66