Ciglar Ing Dooel në Gradec të Gostivarit
Nisma e kësaj themelate është e largët!
Rruga përmes të cilës ka kaluar njëri ndër themeluesit e Ciglar Ing Dooel në Gradec të Gostivarit është personazhi i shënimit tonë, drejtuesi i kësaj pune me shumë përgjegjësi, është z. Burhan Velija!
Ky projekt, ky menaxhim edhe si term pas vete përmban shumë llogari për të dal në krye të punëve me rezultate përkushtuese!
Kështu, në bisedat tona të vazhdueshme me z.Burhan Velija kemi arritur të kuptojmë edhe filozofinë e punës së tyre përgjatë një rruge me shumë sfida, me shumë sakrifica!
Planet domosdo të vendosen në tavolinë, në letër dhe më pas të marrin rrugën e konkretizimit!Këtu kemi të bëjmë me prodhime të betonit; kemi të bëjmë me maqineri, të cilat në ditët tona nuk janë të lira; pastaj, kemi të bëjmë me kërkesa të kohës dhe, në këtë rrugë kemi të bëjmë edhe me një konkurencë gjithandej hapësirave të vendit!
Këto pika, këto parakushte, sigurisht se ta thërrasën mëndjen që të jesh shumë i përkushtuar, që të jesh shumë i përgjegjshëm, gjithnjë me idenë që në fund t’ia dalësh, të kesh sukses, të kesh rezultate!
Në ditët e sotme, puna prodhuese i bashkon dy qëllime shumë domethënëse, shumë prioritare dhe ato janë:
– dëshirën për të qenë i suksesshëm dhe
-përmes suksesit të plotësosh kërkesat e të punësuarve, të cilat shtrohen si kërkesa prioritare për familje!, thotë Burhan Velija.
Edhe Burhan Velija, nismën e ndërmarrjes që herët e kishte kuptuar si rrugën me shumë kthesa, si rrugë me shumë sfida, por edhe si drejtim nga i cili mund të rezultoj suksesi!
Ndërmarrja Ciglar ING Dooel në Gradec gjithmonë është mbështetur mbi parime fisnike për të kontribuar për të gjithë ata që e rrethojnë këtë shtëpi të punës e të sakrificës!
Burhan Velija është i lindur në Gradec të Gostivarit, ku edhe jeton; ai vjenë nga një familje patriotike, nga një famije e cila e do punën, nga familje e cila e do shoqërinë shqiptare!
Shefqet Mani
A news24
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66