Kjo është një e vërtetë e madhe e atdhetarit shumë të sinqertë, Xheladin Mehmeti-Voka!Dhe, dhe si ndodhën shumë ngjarje të cilat guximshëm e me shumë atdhedashuri kaluan pëmes shtëpisë dhe aktivitetit atdhetar të Xheladin Mehmetit, Voka!Të përkujtojmë këtu se shtëpia e këtij atdhetari ka qenë qendër e hapur për çdo veprimtari, qendër e shumë kuvendeve kombëtare, qendër ku kanë kaluar dhe janë stacionuar shumë atdhetar nga Shkupi e Çamëria; në shtëpinë e Xheladin Mehmetit me muaj të tërë kanë qëndruar atdhetar nga Kosova, nga Lugina e Preshevës, atdhetarë nga andej kufirit, nga Shqipnia, figura të shquara të çështjes kombëtare nga të gjitha hapësirat e Maqedonisë Shqiptare!
Të gjithë, të gjithë personalitete e kohës në shtëpinë e Xheladin Mehmetit-Voka përherë janë mirëpritur me të gjitha kushtet; aty janë strehuar, aty janë ushqyer, aty kanë ngrënë dhe kanë pirë dhe nga i gjithë ky përkushtim Xheladin Mehmeti-Voka një kohë ishte i detyruar të shiste tokën e tij në vlerë prej 40 mijë marka gjermane, vetëm e vetëm që atdhetarët të ndihmoheshin, të shpëtonin nga përndjekja e tyre nga të gjitha anët e UDB-së në hapësirat shqiptare dhe në gjithë Ballkanin!
Ky kontribut, ky përkushtim sigurisht se ja vlen të vlerësohet dhe të shpërblehet nga qendra të ndryshme nacionale shqiptare!Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur dhe Xheladin Mehmeti-Voka gjatë gjithë jetës së tij ka punuar punën e tij të profesionit, ka kenë një ndër mjeshtrit më të çmuar në të gjithë hapësirat shqiptare dhe asnjëherë nuk i është përkulur askujt, përkundrazi fëmijët e tij ai i ka rritur me djersën e ballit dhe nga kontributi i tij kombëtar nuk ka arritur që të ndajë asnjë metalik për ditë të vështira, për këto ditë të kohës ka kokë, për kohën e një pespektive jo të lehtë për familjen e tij dhe për të gjithë shoqërinë e tij në përgjithësi!
Këto figura të sinqerta kombëtare përherë janë nënçmuar, janë nëpërkëmbur nga institucionet shqiptare në Maqedoni; për fëmijët e tij askush nuk është interesuar, askush nuk e ka pas për brengë që së paku të punësoj një nga fëmijët e tij, por ato kanë vazhduar të mos përfillen dhe me mund e sakrifica të papara kanë arritur që ta sigurojnë punë dhe kafshatën e gojës!
Shtëpia e Xheladin Mehmetit-Voka ndodhet në Shipkovicë të Tetovës, diku në periferi të këtij fshati!Dhe, dhe kur dikuj i flet për këto fakte, për këtë përkushtim e mund, ka nga ata që këtë aktivitet të tij akoma po e shohin me nënçmim, me përbuzje dhe kjo shtresë që nuk ka çarë kokë për çështjen nacional akoma vazhdon të sillet më përbuzje; kjo shtresë, këto familje fëmijët i kanë të punësuar nëpër institucione; të gjithë me djalë, me vajzë, me maca e qen, kurse familjet sikurse puna e Xheladin Mehmetit-Voka vazhdojnë të përballen me vështirësi, me sabotazhë nga të ashtuqujturat institucione shqiptare në Maqedoni!
Shefqet Mani
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66