Nga Ajete PAVATA
Poezia ka zë të urtë, ka zë të butë, ka zë mirëkuptimi, ka zë dialogu, por, por ka edhe zë proteste dhe, për çdo shkrimtare-shkrimtar zëri është shumë i rëndësishëm! Zëri i poezisë paraqet këndin më të veçantë të afrimit të vlerës dhe ndjenjës poetike me universin!
Këtu qëndron fshehtësia e vargut, e rreshtit, këtu këndohet kënga e zogjve!
Vepra e mirë përherë paraqet ngritje; vepra e mirë ndërton themele të shëndosha letrare, aty nuk ka vend errësira, poezia, libri është nëna e urtësisë poetike!
…dhe
Realiteti është i hidhur
pesimizëm në vete mban
edhe qielli i përhitur
duket sikur qanë!
Kur jeta vetëm aktrohet
kërkohet forcë t’ aktrosh!
Përmes vuajtjeve
në stinët e mia
në vetvete mësova
ta aktroj jetën!
Poezia për lexuesin është ftesë, sepse lexuesi nuk gabon, përkundrazi lexuesi e ndjenë epiqendrën e tërmetit brenda poezisë si vlerë artistike; lexuesi, kuptohet ai që e ardhuron poezinë, ai ka shije, ka stil se si ti futet poezisë nga brenda dhe, lexuesi e ka atë aftësi që të komunikojë me ngrohtësi, me nxehtësinë e poezisë në momentin e një shafqjeje të bukur kulturore dhe artistike!
Të shtoj e të kujtoj se poezia ngjarjen e sheh në sy, ngjarjen e sheh përballë një teatri shumë delikat dhe me shumë skena!
Mu për këtë, ja vlen të shtoj se poezia nuk e njeh, nuk e pranon, e konsideron si të huaj urrejtjen, por në fund të fundit në rrugë analitike poezia shumë fenomene negative të shoqërisë i hudh në shportë, nuk i njeh ose i konsideron si të papranueshme për kohën e vlerave, për kohën e ngjarjeve të paharruara në një skenë imangjinare!
…dhe
Në udhëtim
Shkurt
-shumë shkurt e njoha lumturinë
Stacionin e kishim të kundërt
-unë zbrita
treni vazhdoi rrugëtimin!
Por, shtrohet pyetja, poezi a hedh vështrim, a kalkulon me ngjyrime?
Sigurisht, poezia nuk është magji e zezë, përkundrazi poezia është e barabartë me gurën e maleve; poezia nuk e duron ndotjen, nuk e duron sepse nuk është leckë, ajo nuk ka moshë, ka kuptim të detajuar për jetën, për shpirtin, me një fjalë poezia është një vajzë e re, është vajzë me tipare tradicionale, është model i ri i kohës që në çdo moment na ndjek pas!
Poezia nuk bën gjum!Sigurisht se nuk bën gjum!Nata dhe dita ndodh dremiten, por sytë e strofës në çdo moment janë katër, sy të bukur, vështrim mahnitës përtej detit, përtej horizontit natyrë!
Poezia ka qëndrim, ka parim, ka shikim bindës dhe aty për aty krijon mundësi me ta tërheq vërejtjen për të gjitha shëmtitë dhe nëpërkëmbjet që mund t’i bëhen shoqërisë nga shtet e pushtet!
Pastaj, tjetër, Poezia është zonjë e madhe, është princeshë me kurorë dhe ligj i fuqishëm i meskinëve që shqetësojnë natyrën, që mërzitin vargun në poezi!
Pse e them këtë!
Fati nuk shitet
-nuk blehet
As me vrap
– nuk zihet!
Nëse fati nuk të ndjek pas
Jeta
Jeta është më shumë se maraz!
E them nga fakti se, një copë ngjarjeje, një copë përjetimi, një copë malli edhe nëse nuk e ke hedhur në letër ajo vetvetiu është poezi, pak ka rëndësi se a është shkruar ose është shprehur me fjalë!
Bota poetika ka shumë mendime të ndritura për dhe rreth poezisë, megjithatë pak ka rëndësi të merresh me këtë subjekt, për faktin se poezia e mirë është e mirë, është e mirë, është e thellë, është interesante dhe vetvetiu hap rrugë, hap biseda, debate e kritika të mira, të ulta, të ngritura, pa kryp, me kryp, të ëmbëla, të mërzitura, optimiste, racionale, iracionale, me vlerë e pavlerë…!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66