Për ju ,,heronjtë” e Fesbook-ut!
“Për ju që druheni nga vetvetja
Dhe fshihni emrat pas ndonjë nofke
Për ju të zverdhurit më verdh se vdekja
Për ju të tepërit e kësaj bote;
Për ju që shani ndotur, siç jeni
Veç nga bedenat e internetit
Mbani mend mirë e mos haroni
Se vjen një çast kur edhe hijenat
Që mbajnë fshehur turinjtë në shpella
Në mos i gjettë ngordhja në festê
Ngordhin nën grahmën e vjelljeve të veta…”
Lebit Murtishi
//
Comments:
Agim Dauti
Kush të zen dritën e Diellit i nderuar Poet? E lum si ti që e ke kolanin ngjeshur plotë fyshek (vargje) dhe gishtin tek këmbëza (pena) e syrin pishë! Leri le të lehin le të na shqetësojnë por nuk kafshojnë! Është mbushur plot me endacak, rrezik për njerëzin! Unë i ndëgjoj natën kur lehin, e kanë nga frika!
Jetë të gjatë shëndet dhe frymëzim! Jepi një batare kohë pas kohe! RESPEKT
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66