Shefqet MANI-
“Larg çdo komplimenti, por gjithnjë në respektim të mendimit ndryshe ja vlen të thuhet se në krye të Komunës së Tearcës ka ardhur një kuadër i përgatitur mirë për tu përballur me kërkesat dhe sfidat që i kërkojnë banorët e kësaj komune!
Fjala është për z. Nuhi Neziri, një personalitet që ka ide, ka platformë veprimi për këto rrethana zhvillimi në Komunën e Tearcës dhe më shumë se kaq!
Z. Nuhi Neziri ka një karrierë të gjatë në institucione të larta në këto hapësira.
Një opinion nga distanca dëshmon se z. Neziri është një koordinator i mirë, është një personazhë me mundësi pozitive dhe me shumë alternativa; në karrierën e tij, aq sa e njoh unë, Z. Neziri është shumë i pranueshëm për shoqëri, për rrethin e tij të gjërë shoqëror, është i pranueshëm edhe për popullatën dhe, kjo ka një kuptim të veçantë për të shpresuar se z. Neziri në mandatin e tij do t’ia dalë që të jetë produktiv dhe i suksesshëm!
Në kështu pozicione, në krye të punëve me interes qytetar dhe shqiptar, sigurisht se duhen njerëz të kësaj natyre; komunikativ, faktor i rëndësishëm, shumë reflektues i mendimit ndryshe në rrethana të caktuara, personazhë që e pranon mendimin ndryshe, pikërisht kujtoj se ai është z. Nuhi Neziri!
Edhe gjatë fushatës elektorale, personazhi Nuhi Neziri ka qenë shumë i matur, shumë i kujdesshëm në prezantimin e platformës së tij dhe shumë i përgjegjshëm përballë konkurencës në nivel lokal!
Dhe, gara ishte e hapur, ishte me kritere reale konkuruese, pa vërejtje dhe me korrektësi vote!
Qytetarët e kësaj zone në balotazhë në numër më të madh avansuan kalibrin e z. Nuhi Neziri!
Mendoj se kryetari Neziri do të hap shumë rrugë pozitive dhe perspektive për të gjitha zonat e Komunës së Tearcës!
Megjithatë, jemi në fillim të ngjarjeve, në fillim të mandatit dhe shpresojmë të ketë rezultate konkrete në terren, gjithnjë në interes të qytetarëve të zonës!”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66