“Mësuesi Shaban me nxënësit në Shipkovicë të Tetovës, babai i dr.Fatmirit (i ndjerë) dhe dr.Mirie Rushani”
“NJË FOTOGRAFI, NJË HISTORI “
1962 Nxënësit e klasës II-të në Shkollën fillore: “Jeta e Re”, tani, “Rexhep Voka” në fshatin Shipkovicë të Tetovës.
Mësuesi i ndjerë, Shaban Rushani.
Këtë fotografi e ka postuar personaliteti që ka qenë nxënës i të njëjtës klasë, faleminderit i nderuari Idriz Qaili.
Nexhbedin Haliti
///
Përkufizim për nostalgjinë!
Nostalgjia është një veçori e theskuar, një komponentë e përzier me vërshim ndjenjash!Lexuesit përkufizimin nostalgji mund ta gjejnë në veprat letrare të cilat ngjallin një dëshirë, një mallë, një kujtim të pakrahasueshëm për të kaluarën.
Në anën tjetër, nostalgjia është edhe ndjenjë komunikimi me lexuesit, është një përvojë reflektuese mes personazhëve në një ngjarje, në një të kaluar të këndshme, të bukur!
Ne jemi njerëz dhe dallojmë, ndryshojmë, andaj edhe nostalgjia nuk mund të funksionojë njësoj për të gjithë.
Ta zëmë, një lexues mund të mos ndiejë asgjë kur dëgjon për muzikën, modën, televizionin, për të kaluarën tonë, për stanin, për delet, për bjeshkën, për kodra e male, për kohën që iku dhe nuk kthehet më, për të kaluarën e gjeneratave në Shipkovicë, për jetën e asaj kohe, ndërsa dikush tjetër mund të përlotet për atë kohë.
Mu për këtë bota njerëzore është e pamundur që mos të mbushet plot e përplot met nostalgji për kaluarën.
Shefqet MANI
Kuptimi i fjalës nostalgji
nostalgjí,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -(të) i ligjërimit libror; malli për dikë a për diçka: e kujton me nostalgji.
NOSTALGJI f. libr.
Malli për dikë a për diçka. Nostalgjia për vendlindjen. Kujtoj me nostalgji.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66