Nga Ajete PAVATA
Poezia mistike, mendimi mistik ka një burim të largët letrar historik!
Kjo rrugë është një trashëgimi letare, është një rrugëtim i devotshëm teorik, një ekzistencë trashëguese, një strukturë e veçantë, një ngritje e jashtëzakonshme e letërsisë në botë!
Poema, poezia mistike është një frut tematik shumë i popullarizuar
në meditimin letrar, në meditimin mistik, gjithnjë i ndërthurur në vargje!
Nata mëkatare!
Falmi ëndrrat
Natë mëkatare!
Ndjenjat m’i ndrydhe,
Buzëqeshjen ma vodhe,
Heshtjen përqafove,
Betimin bëre para saj,
Fati nuk do të më përkëdhelë,
Asnjëherë…
Kjo botë, kjo natyrë krijuese në letërsi mëshirohet me poemën, me poezinë, me tregime e anegdota; fryma mistike ngritet në shembëlltyrën e fjalës, ndërthurret në ngjarje enigmatike, ndonëse demonstrimi i fjalës e kap kujdesshëm fijen e lëmshit dhe në atë hollësi poetike ndiqet deri në fund aktori kryesor i ngjarjes pa emër, pa nam dhe pa nishan!
Ëndrra e nëpërkëmbur!
Sonte heshtja më prangoi,
Errësira më gëlltiti fjalën,
Zemra numëron të rrahurat,
Largësia ia zgjat dorën,
Ëndrrës sime të nëpërkëmbur…
Në këto vargje të holla, të holla sikurse vija e urës së Parajsës, tema ka rol sublim, ndonëse udhëtimi i shpirtit është një shtyllë tematike e dashur, e bukur, deri në fund e panjohur dhe mistike!
Shkrimtare e shkrimtarë lindin bashkë me zogjtë e malit; ata, së bashku janë në rrugë, në kërkim të luginës së fildishtë shpirtërore!
Por, por nuk ndalojnë këtu, udhëtimi i tyre vazhdon pafund, pafund deri në kapërcim të ylberit, deri në shtatë kat qiell, deri në kup të qiellit!
Dhuratë për Zemra!
Vetmia më shoqëron,
Malli më gris ngadalë,
Lus natën e heshtur
Të mos kursejë përqafimet,
Kur qielli fluturimthi zbarkon,
Për zemra të përmalluara….
Kështu, ashtu poezia mistike komunikon vetëm me hijen e shpirtit dhe ky komunikim koorospendon plotësisht me epiqendrën ekzistuese të imazheve shumë të thella dhe shumë, tepër shumë të ngrohta poetike, mistike!
Qetësi absolute!
Vetëm një yll nga lart më flet:
-Më ke mua, ndaj mos kërko dritë!
Kështu më foli ylli
dhe sytë i mbylli e prapa diellit u fsheh…
Hëna doli afër yllit ia kalli heshtjen pyllit…
a@p
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66